“Bashkë Fitojmë” kërkoi hapjen e kutive, përfundon rinumërimi për Belshin, shpallet rezultati

102
Sigal

Ka përfunduar rinumërimi në KAS i votave për bashkinë e Belshit, që rikonfirmoi fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani.

Në 14 maj kandidati i PS në bashkinë Belsh Arif Tafani fitoi me 4537, kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.

Pas rinumërimit sot rezultati është:

Të pavlefshme: 186 vota

4564 vota për Arif Tafanin

4515 vota për Bedri Qypin

Të njëjtin proces e mbylli dje dhe Rrogozhina ku pavarësisht se rezultati u ngushtua mes kandidatëve, fitorja i ngeli socialistëve.