Presidenti Meta letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla: S’kam refezuar asnjë propozim të qeverisë për ambasadorë

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar përmes një letre, drejtuesve të disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Presidenti Meta letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla

NOA

Presidenti Meta letër Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli

Presidenti Meta letës Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka

Kreu i shtetit sqaron qëndrimin e tij lidhur me deklaratat e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, lidhur me ““bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës, janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës”.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gënjen për çështjen e emërimit të ambasadorëve të Shqipërisë. Deklaratat e Veliaj për “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana ime, gënjeshtra të qëllimshme.

Gënjeshtrat e Veliaj synojnë të spostojnë vëmendjen e opinionit nga situata kritike. Gënjeshtrat e Veliaj, për të spostuar vëmendjen nga skandalet e Qeverisë.

Nuk kam rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të Qeverisë aktuale për Ambasador. Jam treguar shumë bashkëpunues duke dekretuar në kohë propozimet për Ambasadorë.

Prej kohësh kam kërkuar rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike. Komisioni i Jashtëm parlametar të diskutojë dhe të sqarojë gënjeshtrat e Veliaj. Komisioni i Jashtëm kërkesë-llogarisë ndaj Qeverisë për të qartësuar deklaratat e Veliaj për ambasadorët. I gatshëm të vij në Kuvend për të sqaruar dhe zbardhur të vërtetën