Dritan Kaba: Rama shpall bashkëpunimin e shtetit me mafian

477
Sigal

Nga Dritan Kaba 

Edi Rama po bën aktin e fundit në shërbim të bandave të krimit të organizuar dhe oligarkëve, që nuk kanë paguar taksat në këtë vend. Ai sapo shpalli se do bëjë një amnisti në kundërshtim me çdo këshillë nga organizatat ndërkombëtare. Pasi i mundësoi pasurimin e paligjshëm, tanimë ai do tu pastrojë edhe paratë!
Ky është skandali më i madh që mund të ndodhë. Nga kjo amnisti do përfitojnë vetëm të paligjshmit! Ata, që nuk kanë paguar taksat. Ata, që kanë fitime të paligjshme nëpërmjet veprimtarive kriminale. Ata, që i kanë shërbyer këtij për të rrëmbyer votat dhe i kërkon sërish për ta mbajtur në pushtet.
Edi Rama është kapur në flagrancë nga krimi i organizuar. Shqipëria do kthehet edhe de jure vendi i pastrimit të parasë me ligj! Emigrantët shqiptarë nuk kanë nevojë për këtë ligj siç deklaron Rama. Ata i kanë të gjitha të deklaruara në vendet ku puojnë dhe nuk mbajnë para me thasë. Janë pikërisht bandat e drogës dhe oligarkët, që kanë nevojë për këtë ligj. Ata po ja kërkojnë këtë.
Kështu ai do u japë mundësi bandave të pastrojnë paratë e pista. Ai do i mundësojë edhe Mafias ndërkombëtare pastrimin e fitimeve kriminale nëpërmjet ligjit. Ashtu si po i jep mundësinë për të sjellë mbetjet e rrezikshme në vend. Mos e harroni asnjëherë ligjin e tmerrshëm për importin e mbetjeve, që më pas e bëri me VKM për t’i ardhur në ndihmë Mafias ndërkombëtare!
Pas këtij ligji Shqipëria do të kthehet në një vend ku do të sundojë përfundimisht krimi dhe Mafia.
Deputetët dhe ministrat, që do e miratojnë këtë “amnisti” në emër të emigrantëve, që pikërisht ky individ i korruptuar i ka bërë me mijëra, i ka detyruar të braktisin shtëpitë dhe tokat e tyre, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për bashkëpunim të hapur me krimin e organizuar, jo vetëm shqiptar, por me Mafian ndërkombëtare.
Ndaj sa më shpejt të bjerë kjo qeveri, aq më shpejt mund të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, që nuk njeh kufij.
Ndaj së bashku të gjithë në 2 mars të bashkohemi për t’i treguar kësaj qeverie mafioze se Shqipëria nuk është vendi i plehrave të rrezikshme, i drogës dhe lavatriçja e parave të pista të botës kriminale, por vendi i shqiptarëve të ndershëm, punëtorë dhe kurajozë.
Të gjithë bashkë me 2 mars për t’i thënë ndal kësaj bande, që ka marrë peng Shqipërinë!