Dr. Zekri Palushi: Shqiptarët, në bashkjetesë me anarshinë qeveritare!

211
Sigal

Le të shpresojmë se thirrjes të Kryetarit Legjitim të Partisë Demokratike, Doktor Profesor, Sali Berishës, e bërë në emër të demokratëve, dhe opozitës shqiptare, për një Revolucion Konservator, (me datën 11 shkurt), do t’i përgjigjet çdo shqiptar i ndershëm, që vlerëson dhe beson në familjen tradicionale, moralitet dhe integritet njerëzor, e që beson në patriotizmin, identitetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

E di që profesor Berisha nuk është një person supersticioz, -por do të më pëlqente që t’ju them se, në bazë të Numerologjisë, 11-ta, është një numër mastër (master -number), dhe si i tillë, admirohet për fuqinë e madhe, dhe përçimin e frymëzimit, rrezatimit, dhe rilindjes shpirtërore. Pra, edhe nëse e shohim ditën e 11 shkurtit, në aspektin supersticioz të saj, ajo duket që të jetë një ditë tepër shpresë-dhënëse. Të dashur bashkatdhetarë, – dita e gllabërimit të pushtetit nga Edi Rama, do të hyjë në histori, si një nga ditët më ogurzeza të popullit, dhe kombit tonë. Nuk besoj se për këtë më duhen argumente ilustruese, sepse ata tashmë janë të shumta, të dukshme dhe të prekëshme në çdo aspekt të jetës suaj të përditëshme.

Pra, unë do të bëhesha qesharak nëse do të mundohesha t’ua  kujtoja. Populli ynë thotë se ‘’Fshati që duket s’do kallauz’’. Prandaj, në këtë shkrim unë s’do të ndalem tek tiparet pathollogjike dhe aspektin kriminalo-mafioz të Edi Ramës, dhe kabinetit të tij ministrial, por do të analizoj shkurtimisht në atë se ç’farë përfaqësojnë ata, në spektrin politik të Majtë. Sigurisht që Edi Rama, dhe grupi i përzgjedhur prej tij, klasifikohen si të Majtë- Radikalë, të kthyer tashmë, në atë që me një bindje të plotë, do ta quanim Estabilishment Shqiptar. Fjalën estabilishment kemi filluar ta dëgjojmë prej kohës. Ajo s’është gjë tjetër veçse një grup social, që përzgjedh me kujdes antarët e tij. Pra, estabilishmenti shqiptar, është një grup dominant, apo elitë, e përzgjedhur me kujdes prej Edi Ramës, (nën kujdesin atëror të George Sorosit), që tashmë, jo vetëm kontrollon të gjitha institucionet shqiptare, të çdo niveli qeveritar, në qendër dhe rrethe, -(ku mund të përfshijmë- drejtësinë, prokurorinë, hetuesinë, bizneset, lekët, mediat, lajmet, edukimin, akademinë, sportet, argëtimin, muzikën, kulturën popullore, etj), por, edhe nënveftësojnë, injorojnë, apo shkatërrojnë gjithçka tjetër, (me vlera morale, historike, e kombëtare), që s’përputhen me vlerat, dhe pikpamjet e tyre ‘’progresive’’ se si bota shqiptare duhet të funksionojë! Nëse i shohim në përgjithësi, –idetë e promovuara prej Radikalistve të Majtë, (komunisët, socialistët, dhe derivatet e tyre, të çfardo lloji qofshin), -gjithmonë janë fondamentalisht në kundërshtim me Ligjet e Natyrës.

Po kështu, Radikalistët e Majtë, janë në kundërshtim me traditat, historinë, dhe pasuritë kulturore, që popujt e vendeve të ndryshme, kanë trashëguar prej të parëve të tyre. Prandaj, ata gjithmonë janë diametrikalisht  të kundërt, me çfarë është në më të mirën e individit, dhe shoqërisë njerëzore. Ndërsa, vehten, dhe të gjithë kënd tjetër, që propogandon, mbron, dhe justifikon agjendat e tyre djallëzore politike, në favor të rreformave radikale, – fitojnë titullin progresivë. Sigurisht një term mjaft i dëshirueshëm për të gjithë ne, -(kush s’ka qejf të jetë një progresiv i vërtetë?), -por në rastin e politikanëve të Majtë, dhe mbështetësve të tyre, fjalën progresivë, unë gjithmonë e përdor në thojza, pra  “progresiv”. E vë në thojza, sepse besoj se idetë e tyre janë gjithmonë opozitë e progresit, -dhe në fakt, ‘’progresi’ i tyre, ka çu vazhdimisht në një varfëri, mjerim, dhe shkatërrim social, -një gjë që ilustrohet lehtësisht edhe me eksperiencën tonë, – jetën nën komunizëm/socializëm, ku pasuritë familjare, u sekuestruan me forcën e ‘’ligjit’’, me pretendimin për t’ua ‘’shpërndarë’’ të gjithëve, dhe pa përmendur pushkatimet, internimet, dhe jetën mizore që përjetuam. Pasuria private e shqiptarëve, u bë socialiste, e gjithkujt dhe e askujt. Të Majtët, kanë bërë të njejtën gjë, edhe me fjalët Liri, Autonomi/Independencë dhe Zgjedhje Alternative.

Fjalë, të marra peng, e që i përdorin çdo ditë në agjendat e tyre, kundër traditave të shoqërisë njerëzore dhe të çdo gjëje tjetër, që vlerësohet prej konservatorëve. Një shembull klasik, është ligjërimi i martesave ‘’burrë-burrë’’, ‘’grua-grua’’, si dhe krijimi, dhe njohja e 81 sekseve të tjera! Nëse do t’i lejojmë të vazhdojnë në rrugën e tyre imorale, djallëzore, shumë shpejt do të vijë dita e shkatërrimit të plotë të familjes tradicionale, dhe me ligj, s’do të lejohemi të përdorim gjininë femrore, dhe mashkullore!

Ata po punojnë pa pushim për krijimin e një shoqërie njerëzore, ku koncepti i së keqes, dhe së gabuarës, janë zëvendësuar me konceptin e relativizmit normal, pra një shoqëri njerëzore ku asgjë s’është absolute, një shoqëri njerëzore pa tradita, ku duhet të mbizotërojnë preferencat dhe alternativat. Një shoqëri njerëzore, ku justifikohet gjithçka, dhe s’mbahet përgjegjësi për asgjë. Një shoqëri njerëzore ku urtësia popullore e përcjellë në shekuj të zëvendësohet me një zgjidhje të shpejtë, dhe popullore për momentin, por që vyshket shpejt.

——

Shkurt: -partitë e Majta, dhe majtistët në përgjithësi, -janë forca politike dhe sociale, që kundërshtojnë me çdo kusht, principet tradicionale të vlerave njerëzore. Krejt ndryshe, janë Konservatorët. Zakonisht, shumica e popujve përfshihet në këtë grup, por me një bindje të plotë, do të thoja se traditat e popullit shqiptar, përputhen në një mënyrë, krejt harmonike, me Vlerat Konservatore. Krejt ndryshe nga politikanët e Majtë ‘’progresivë’’. Dëshira dhe qëllimi i politikanëve Konservatorë është ruajtja, dhe mbrojtja e strukturës, dhe vlerave individuale, e kombëtare, të vendeve të tyre, -vlera këto, që në rastin tonë, na kanë mundësuar mbijetesën, si një popull me zhvillim tipik, tipare dhe karakteristikë, krejt të veçantë, të përcjella nga Pellazgët, -deri në ditët tona.

Falë trashëgimisë, ruajtjes, dhe kultivimit të këtyre vlerave tradicionale, Kombi Shqiptar, ruajti identitetin kombëtar, gjuhën, dhe traditat e tij historiko-kulturore, edhe pse ishte i pushtuar me shekuj nga Turqit, (dhe Turqit e Sllavët, në Kosovë, Mal të Zi, e Maqedoni). Pa lënë me një anë edhe  pushtimin komunist, që nuk u kursye aspak, për të luftuar kundra këtyre vlerave, me një qëllim të vetëm, zevendësimin e tyre, me ‘’vlerat’’ komuniste. Prandaj, është e llogjikëshme të themi se Konservatorët janë reprezantuesit natyral të dëshirave apo shpresës së shumicës së popullit, dhe kërkojnë që me çdo kusht, t’i fuqizojnë, dhe paisin njerëzit, popullin e tyre, me argumenta konkrete, në mënyrë që ata të jenë të aftë të luftojnë kundra negativitetit të Majtëve Radikal.

Të gjitha vendet e lira, demokratike, që kanë ruajtur traditat e tyre, dhe janë qeverisur nga politikanë konservativ, kanë pasur një zhvillim superiorë, dhe në lulëzim të vazhdueshëm. Me këto dijeni në mendje, me gjendjen aktuale skandaloze, dhe tepër të rrezikshme, të krijuar ditët e fundit, nga zbulimi i aferës korruptive ndërkombëtare, me epiqendër ‘’miqësinë’’ Rama-McGonigal, dhe eksperiencën eTij të gjatë politike, -Kryetari Legjitim i PDSH, Profesor Doktor Sali Berisha, me të drejtë, ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve, për një Rrevolucion Konservativ. Të dashur bashkatdhetarë, -Diaspora shqiptare e Australisë, pajtohet plotësisht me thirrjen e Zotit Berisha, për një Rrevolucion Konservativ, ndonëse disi e vonuar, prap, është më se i domosdoshëm. Ai duhet të përdoret jo vetëm kundra veprimeve kriminalo-mafioze të Edi Ramës, dhe përmbysjen e qeverisë së tij,por mbi të gjitha, nëpërmjet këtij revolucioni, ne duhet të rikthejmë dinjitetin personal, familjar, e kombëtar, që kanë rënë aq poshtë në sytë e botës. Ta përdorim këtë rrevolucion, si një mjet për t’ju rikthyer vlerave tona tradicionale konservatore, e për t’i përdorur ata, si principe udhërrëfyese, për civilizimin, dhe qeverisjen  tonë. Të nderuar bashkatdhetarë:-është koha për t’u zgjuar. Qysh nga koha e revolucionit social të vitit 1960, bota perëndimore ju është nënshtruar shumë reformave, të ashtuquajtura ‘’progresive’’, që në fakt kanë shkaktuar shumë më tepër të këqia dhe probleme, se sa kanë zgjidhur: pasojat e të cilave tani po i vuajnë të gjithë. Është e çuditshme, që edhe pse gjithmonë, ndërhyrjet e të Majtëve ‘’progresivë’’ dështojnë, ata kurrë si quajnë veprime të gabuara, dhe kurrë s’kërkojnë falje.

Në këtë drejtim, shembull më i mirë, janë komunistët tanë, që për 50 vjet, s’lanë gjë pa shkatërruar, -përfshi jetë njerëzish, e për këto, jo vetëm që s’kërkojnë falje, por i quajnë edhe suksese! Megjithatë, dhe mbi të gjitha, ne, populli që i kemi provuar mbi kurriz ‘’sukseset’’ e komunistëve tanë, s’duhet t’i harrojmë kurrë reformat dragoniane, sadistike, dhe gjithshkatërruese, të pafundme, që ata eksperimentuan me jetën tonë. Sipas Edmund Burke, (1729-1797), -economist, filozof, dhe antar i parlamentit Britanik, 1766-1794, -në rreflektimet e tij rreth Rrevolucionit Francez (1790), – Konservatizmi është vazhdimësia historike e eksperiencës njerëzore, dhe ofron një udhërrëfim superjor në drejtim të një planifikimi, apo strategjie, në krahasim me hipotezat abstrakte, utopiane, të bëra prej të Majtëve ‘’progresivë’’, që kërkojnë të rishpikin sipas imazhit të tyre ndërgjegjen/ekzistencën, apo realitetin njerëzor. Ruajtja e shoqërisë njerëzore qëndron në zemrën e konservatizmit, dhe të vërtetat morale absolute, që kërkohen për ta ruajtur këtë, kurrë s’duhet të ndryshojnë.

Ne, konservatorët me të drejtë besojmë se jemi të aftë që të shikojmë më larg se të parët tanë, sepse qëndrojmë mbi supet/shpatullat e tyre, (pra të baballarëve tanë), kemi mësuar si prej gabimeve, ashtu dhe sukseseve të tyre.  Ne, konservatorët, mirëpresim zbulimet dhe përparimet e kohëve moderne, e njëherësh pranojmë që në qendër të natyrës njerëzore, dhe kodit moral, nëpërmjet të cilave njerëzimi qeveriset nga brenda (vet-qeveriset), janë fondamentalisht të pandryshueshme. Është për të ardhur keq që vetëm dy ditë më parë, kur në Kongresin Amerikan u votua një rrezolutë kundër socializmit, ishin 86 kongresmenë Demokrat (të Majtë), që votuan kundra, (pra, ata ishin pro-socializmit). Një gjë tjetër, tejet e quditshme është lufta e të Majtëve ‘’progresivë’’ për të sjellë ‘’drejtësi’’, për ngjarjet që kanë ndodhur 300-400 vjet më parë, -ndërkohë që injorojnë, apo më mirë të themi, ata kurrë s’përmendin krimet e tyre, kundra njerëzimit, që edhe sot vazhdojnë. Ata vazhdimisht i kujtojnë 6 milion hebrenj, që mbyti Hitleri (po i Majtë), por harrojnë rreth 300 milionët e mbytur prej tyre! Edhe një gjë tjetër që dua t’ju kujtoj, është hipokrizia, dhe cinizmi i tejskajshëm, i të Majtëve ‘’progresivë’’.

Siç dihet, në rreth 400 miliarderët që ka bota, shumica e tyre janë të Majtë ‘’progresiv’’, që për përfitime personale, s’pushojnë së fajësuari kapitalizmin, të cilin duan ta rinovojnë, apo më mirë të themi, duan ta zevendësojnë me një formë të ‘’re’’ komunizmi, ku, ne populli, s’do të na lejohet asnjë pasuri private, por prap se prap, do të jemi të kënaqur!!! Këtë, s’besoj se e kupton kush tjetër,-më mirë se ne shqiptarët, që ‘’falë’’ komunistëve të Enver Hoxhës, patëm ‘’fatin’’ që për rreth 50 vjet të mos kishim asgjë sipas shpirtit, por ishim ‘’të kënaqur’’! Përfundoj duke ju uruar në advancë, një sukses të padiskutueshëm, dhe përfundimtar, në ditën e 11 Shkurtit.  Kthejeni këtë datë, në një ditë të shënuar, e të bekuar, për të gjithë shqiptarët, dhe kombin tonë legjendar! Le të mbahet mend kjo datë, si dita e fitores mbi Mafien Majtiste ‘’progresivë’’, me udhëheqës oktapodin internacional, Edi Ramëa.