Lëvizja e papritur e merkatos, Nikolo Zaniolo drejt firmës me…

106
Sigal

Nikolo Zaniolo mund të ketë gjetur skuadrën e tij të re. Pasi dështoi transferimi te Milani për shkak se kuqezinjtë nuk mund të përballonin kërkesat ekonomike të lojtarit dhe Romës, si dhe ai në Angli për shkak të pretendimeve të lojtarit, duket se Zaniolo do të kënaqet me një alternativë në një kampionat më pak të njohur.

Mediat italiane dhe ata turke kanë zbuluar se përfaqësuesit e sulmuesit janë në diskutime me Gallatasarajin dhe janë parimisht dakord për vazhdimin e karrierës atje.

Nga ana tjetër, edhe Roma është e interesuar, pasi po largon një futbollist i cili nuk dëshiron të qëndrojë më si pjesë e verdhekuqve.

Gallatasaraj ka ofruar 15 milionë euro plus bonuse për lojtarin për ta blerë menjëherë ndërsa Zaniolos i është bërë një ofertë prej 3-4 milionë eurosh në sezon për katër vitet e ardhshme. Gjithsesi, lojtari mund të largohet në verë falë një klauzolë në kontratë, nëse gjendet një blerës që do të paguajë 30 milionë euro për futbollistin italian.