Dr. Zekri Palushi: Alibeaj, pas kryerjes me sukses të misionit të tij jep dorëheqjen si kryetar i komanduar nga Edi Rama, për partinë provizore, të krijuar kundër Berishës!

208

“Po si mund të kënaqet kaq shumë një ‘’demokrat’’ për humbjen e demokratëve? Si mundet që një demokrat të shprehë me aq mllef, urrejtjen primitive, ndaj udhëheqësit të Partisë së tij? Ky individ, “proAmerikan’’, ‘’EuroAtlantik’’, që me slogane kundra Berishës, mendonte se do të fitonte, në realitet s’fitoi gjë, por për humbjen e tij, ai s’nguroi të fajësojë edhe disa ‘’gjarpërinj’’, të grupit Alibeaj”

Sigal

Po lexoja shkrimin e Zotit Ëngjëll Musai: ‘’17 Maji i AliBashëve’’, botuar dje, në gazetën e nderuar ‘Telegraf’, ku vura re një koinçidencë interesante, pikërisht, po në këtë datë, 6 vjet më parë, Zoti Musai, analizon një histori mjaft të dhimbshme, ku si rrezultat i një pazarllëku të fshehtë RamaBasha,  filloi fuzioni i PD, me PS, me rezultate katastrofike për Opozitën Shqiptare. Unë s’po komentoj mbi këtë shkrim të detajuar, që Zoti Musai e ka analizuar, krejt thjeshtë, me fakte, dhe lehtësisht të kuptueshme që: mesa kuptova, do të vazhdojë edhe në numrat e ardhshëm të kësaj gazete, por çfarë mua më bëri përshtypje është ajo, që pikërisht, në këtë datë, edhe AlibejBasha jep dorëheqjen! Të jetë kjo një koinçidencë? S’e besoj! Historia do të tregojë se rrjedhjet e ngjarjeve në Shqipëri, nga 17 Maji, i vitit 2017, e në vazhdim, orkestrohen jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe pasojat do të jenë fatale për kombin tonë, nëse populli shqiptar, do të vazhdojë të ndjek me pasion e tifozllëk, programe si: Big Brather, Telenovela, e tallava allaTurke, ndërkohë që toka nën këmbë, po ju rrëshqet? Çuditërisht: edhe mediat shqiptare kanë tendencë, jo vetëm të injorojnë këtë ‘’marrëdhënje të shqiptarëve, antishqiptar’’, dhe orkestruesit e tyre, por në mënyra të ndryshme, i përkrahin këto, ose të paktën, me analizën e tyre, qëllimisht, mundohen të konfuzojnë popullin, duke ju tërhequr vemendjen, në drejtime të pakuptimta. Mu duk pak si qesharake, kur në një nga studiot televizive, i ftuari (në skaip), dorëheqjen e Alibeajt e quajti ‘’akt burrëror’’, ndërsa një deputet socialist, po në këtë studio, e quajti, akt ‘’properëndimor’’! Ndërsa, Roland Bejko, që s’mund ta përmbante aspak vehten, haptazi shfaqi urrejtjen e tij, thellësisht pathollogjike, kundra Sali Berishës, dhe kënaqësinë e madhe për humbjen e zgjedhjeve nga Sali Berisha! Kulmore ishte, inferioriteti i tij intelektual, ndaj panelit të ftuarve në studio, dhe thirrja e hapur, që ai, i drejtoi medias shqiptare, me dy kërkesa interesante:

* ”Media mos t’i japin më oksigjen një trupi të ngordhur që i përket së shkuarës, që është Berisha’’ dhe,
*Mediat të injektojnë më shumë filoamerikanizëm në Shqipëri’’!

“Kombinim i socialistëve, me komunistët, të vetëquajtur ‘’Rilindja’’: Një parti, që në të vërtetë nuk përfaqëson as ideale socialiste, dhe as ideale komuniste, por është thjesht një organizim kriminelomafioz, që përfaqëson interesat e një grupimi të vogël njerëzish, që duhet të friksojë çdo shqiptar të ndershëm. Kjo ‘’Parti’’, është kthyer në një makineri të fuqishme korruptive, ku militantët e saj, aktivistët e saj, mbështetësit e saj, dhe votuesit e saj, nuk janë vullnetar, ata paguhen”

Po çfarë shqiptari, apo demokrati, mund të jetë ai, që pretendon të jetë me orientim ‘’EuroAtllantik’’, t’i bëjë këto kërkesa, kaq haptazi, kërkesa që tingëllojnë mjaft afër me ato të Joseph Goebbels, (Ministër Propogandës së Hitlerit)? Si mund të kërkohet censorizimi i një  udhëheqësi dhe deputeti të zgjedhur me votat e demokratëve, dhe të popullit? Po si mund të kënaqet kaq shumë një ‘’demokrat’’ për humbjen e demokratëve? Si mundet që një demokrat të shprehë me aq mllef, urrejtjen primitive, ndaj udhëheqësit të Partisë së tij? Jam shumë i kënaqur që ky individ, “proAmerikan’’, ‘’EuroAtllantik’’, që me sllogane kundra Sali Berishës, mendonte se do të fitonte, por në rrealitet s’fitoi gjë, por për humbjen e tij, ai s’nguroi të fajësojë edhe disa ‘’gjarpërinj’’, të grupit Alibeaj, që i kishin dalë në rrugë! Le të shpresojmë se njerëz të tillë, kurrë të mos kenë mundësi për t’u ngjitur në shkallët pushtetare, se mund të bëhen edhe më të këqinj se Edi Rama. Një gjë tjetër që më bëri përshtypje sot, ishte se; pothuajse në të gjitha studiot televizive diskutoheshin pasojat e zgjedhjeve të 14 Majit, dhe jo shkaqet. Kjo do të ishte njëlloj sikur një pacientit tim, me dhimbje koke, pa u thelluar fare, për të gjetë shkakun e kësaj dhimbje, t’i këshilloja të pinte Penadoll, ndërkohë që shkaku i kësaj thimbje koke, mund të ketë qenë një hemoragji, apo tumorr i trurit! Të njëjtin gabim,  me dashje, apo pa dashje,  me qëllim, apo pa qëllim, po bëjnë edhe analistët tanë të nderuar. Unë nuk dyshoj aspak në aftësitë e tyre ‘’diagnostikuese’’, nuk besoj se ata nuk e dinë, apo kanë harruar mutacionet e komunizmit shqiptar, nga Fronti Demokratik në Parti Komuniste, nga PK, në Parti e Punës, nga PP, në Parti Socialiste, dhe së fundi, kemi një parti hibride, kombinim i socialistëve, me komunistët, të vetëquajtur ‘’Rilindja’’: Një parti, që në të vërtetë nuk përfaqëson as ideale socialiste, dhe as ideale komuniste, por është thjesht, një organizim kriminelomafioz, që përfaqëson interesat e një grupimi të vogël njerëzish, me fuqi të jashtëzakonshme e tepër të rrezikshme, që duhet të friksojë çdo shqiptar të ndershëm. Kjo ‘’Parti’’, është kthyer në një makineri të fuqishme korruptive, ku militantët e saj, aktivistët e saj, mbështetësit e saj, dhe votuesit e saj, nuk janë vullnetar, ata paguhen të gjithë, dhe paguhen mirë, me/ose pa bordero.

Ju kujtoj se mbi 160.000 spiunë, që kishte sistemi komunist i Enver Hoxhës, në kohën e diktaturës më të tmerrshme që ne kemi përjetuar, s’është asgjë, në krahasim me organizimin kriminelomafioz, të institucionalizuar nga Edi Rama, e që e përdorë në të gjitha rastet që i nevojitet… e që e përdori me një efikasitet të plotë, edhe në këto zgjedhje lokale. Ky fenomen ‘’kanceroz’’, tepër i frikshëm, dhe i rrezikshëm, me përmasa kombëtare, e ndërkombëtare, nuk është i pa njohur për shqiptarët, e sidomos për mediat shqiptare. Prandaj, edhe rezultatet e votimeve, dhe humbja e Opozitës, nuk lidhen aspak me ‘’mungesën e një alternative’’, apo për ‘’mungesë programesh’’, apo ‘’mungesë frymëzimi’’, apo me ‘’urrejtjen’’ ndaj Sali Berishës, si antishqiptarët tanë, që duke i përsëritur shpesh, këto fantazi, qëllimisht të sajuara, mendojnë se do të ndryshojnë opinionin popullor. Në të vërtetë, dhe për hirë të së vërtetës, duhet thënë se: Sali Berisha, dhe vetëm Sali Berisha, është e vetmja shpresë e besueshme, që shqiptarëve ju ka mbetur. Këtë e dinë të gjithë! Dhe pikërisht, kjo është edhe arsyeja që antishqiptarët të orkestruar nga forca të jashtme, luftojnë pa pushim, dhe me çdo mjet të mundshëm, eleminimin politik të Sali Berishës. Eleminimi i të cilit, do të kurorëzonte me sukses, eleminim i pluralizmit dhe të demokracisë. Kjo duhet të ishte pra, edhe ‘’diagnoza’’, për të cilën, ‘’doktorët’’ e medias, duhet të diskutojnë për të gjetur një ‘’mjekimi’’ të përshtatshëm, ndryshe, me ‘’mjekimet simptomatike’’, që ju, po i ofroni popullit shqiptar, shumë shpejt do ta çoni në varr.

Duke ndjekur nga Australia, ngjarjet pasvotimeve, shihet qartë se; humbja e këtyre zgjedhjeve ishte e parapërgatitur, me qëllimin e vetëm, për të intensifikuar luftën, dhe presionin kundra Sali Berishës, për ta detyruar të tërhiqet. Me këtë, lidhet edhe dorëheqja e Alibeajt. Si duket ‘’dirigjentët’’ e organizuan dorëheqjen e tij, për ta përdorur si një nxitje, dhe shembull, që ta ndjekë edhe Sali Berisha. Me këtë, lidhet edhe ‘’shqetësimi’’ i disa prej analistëve ‘’proAmerikan’’, për ‘’moshën’’ e Sali Berishës, ku, harrojnë se Joe Biden, Presidenti në detyrë, i Amerikës, jo që vetëm është më i vjetër, dhe intelektualisht inferjor, që në jetën e tij, s’ka bërë punë tjetër, përveç politikës, që nga viti 1972! Pra, edhe pas 51 vitesh, për çudinë tuaj, Ai, ka kërkuar përsëri, që të rizgjidhet në zgjedhjet e vitit 2024! Dhe mbi të gjitha, mos harroni se Ai, (dhe familja e tij), cilësohet si presidenti më i korruptuari në historinë e Amerikës moderne. Pra, është tepër e pa ndershme, cinike dhe qesharake, që një akademik i kalibrit të Sali Berishës, luftohet për ‘’korrupsion’’ (kurrë të provuar), të shpallur nga administrata e Baiden, dhe për ‘’moshën’’ e Tij, kur dihet se mosha e Tij kronologjike, është më e re se e Joe Biden, mosha e Tij biologjike, s’është më tepër se 55-60 vjeç, dhe mbi të gjitha, dhe më e rëndësishmja, që duhet të vlerësohet, është mosha e Tij mentale: mjaft e lakmueshme edhe për moshat 30-40vjeçare. Desha t’jua kujtoj këto detaje, vetëm për të qenë të kujdesshëm, se duke dashur të luftoni Sali Berishën, padashje, keni luftuar edhe kundra Joe Biden! Punonjës të nderuar të medias shqiptare, ju lutemi, thirrni ndërgjegjes suaj patriotike, dhe ndershmërisë profesionale!Mundohuni të analizoni gjërat në favor të popullit dhe vendit tuaj, çfardo që të bëni ju si ‘’proAmerikan’’, nuk mund ta ndihmoni Amerikën, aq më tepër, kur s’besoj që të ketë ndonjë antiAmerikan gjallë në Shqipëri! Ato që ishin, pra komunistët e vjetër, s’janë më, shumica e tyre duhet të kenë vdekur. Me përsëritjen e slloganeve të ‘’nongratës’’, ‘’antiAmerikanizmit’’, ju, me qëllim, po krijoni një’  ‘LuftëKlasash’, njëlloj me atë të kohës së kriminelit sadistik, Enver Hoxhës. Me këto sllogane, ju doni të krijoni një urrejtje iluzive, me të cilën, ju doni që t’i ndani shqiptarët në pro, dhe antiAmerikan! Ju (njëlloj si qeveria e Biden, që shpalli rreth 75 milion Amerikan, domestic terrorist, vetëm pse votuan për Trampin), doni të shpallni antiAmerikan, të gjithë shqiptarët që votuan për Sali Berishën.

Prandaj po e theksoj edhe njëherë se: Lufta juaj, është e qëllimshme, antiShqiptare, dhe njëherësh, edhe antiAmerikane. Kjo s’do t’ju falet kurrë. Diaspora shqiptare, përulet me një respekt të thellë, dhe simpati të veçantë, përpara të gjithë atyre shqiptarëve, që kanë mbështetur, mbështesin, dhe do ta mbështesin Sali Berishën, në çdo hap, deri në triumfin e plotë të fitores së të mirëve ndaj të këqinjëve, dhe ju sigurojmë që me fitoren e Donald Trump, në SHBA, dhe Sali Berishës në Shqipëri, kjo kolerë e kuqe, allasorosjane, që ka marrë hov, dhe po përpiqet të përmbysë demokracinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera perëndimore, do të marrë fund.