Më 19 maj, ditëlindja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

181

Në vend të një urimi dhe, surprizë e gazetës “Telegraf”, për Dede Edmond Brahimaj në ditën e lindjes së Tij

Sigal

Nga Nuri Çuni

 

Ditën e premte, 19 maj 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mbush 64 vjeç. Në këtë ditë, në Selinë e Shenjtë, në Tiranë, Dede Edmond Brahimaj i urojmë Kryegjyshit jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi dhe vijimësi suksesesh në misionin e Tij fisnik.

JETËSHKRIMI DHE VLERËSIMET PËR KRYEGJYSHIN:

Dede Edmond Brahimaj, ka lindur në Tiranë, më 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe, duke arritur rezultate të larta, i jepet e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “Akademia Skënderbej’. Nga viti 1982, deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të, së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Për rihapjen e saj. Në fillim të vitit 1991, me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksojmë se edhe në kushtet më të vështira, atëherë kur ushtrimi i besimit fetar në Shqipëri u ndalua, me nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.

Më dy janar të vitit 1992 merr dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill karriera e tij fetare. Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin “Dervish”, menjëherë ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit.

Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin “Baba” dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj caktohet si zëvendës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qenë i çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës, të bektashizmit. Madje, në dy kongreset e fundit (Tiranë 2000 dhe 2005), ka raportuar në cilësinë e përgjegjësit të Këshillit të Lartë Gjyshëror. Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emërohet në funksionin e gjyshit të gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qenë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndërruar në faktorin e tolerancës fetare midis besimeve të tjera. Në vitin 2004, për kontributin e çmuar të tij, Këshilli Bashkiak i Qarkut të Korçës, e ka nderuar me titullin më të lartë, “Nderi i Qarkut të Korçës”. Ai ka marrë shumë falënderime dhe konsiderata të larta prej qeverive, të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut, shoqatave civile. Gjithashtu, trupi diplomatik i akredituar në Shkup, e ka vlerësuar lart si njeri me të gjitha atributet e një prijësi fetar, posaçërisht rolin i tij paqësor në “Harabati Baba”, teqe në Tetovë dhe mënyrën e tij, në përballje me diskriminimin ligjor ndaj Komunitetit Bektashian, duke përdorur urtësinë, zgjuarsinë, duke mbetur njeriu me fjalët e urta dhe të ëmbla. Që nga viti 1992 e në vazhdim, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ka marrë pjesë në trajnime të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku ka referuar, duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu, më 1996, referoi në Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Më 14 qershor të vitit 2003, në Konferencën Ndërkombëtare, “Fetë dhe Civilizimet në mijëvjeçarin e ri”, referon rreth sfidave të bektashizmit në të ardhmen. Në qershor të vitit 2004, në kuadër të trajnimeve të Organizatës të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA. Nga bordi i kësaj organizate ka merituar titullin “Ambasadori i Paqes”. Ka shkuar në SHBA, ftuar nga Departamenti i Shtetit dhe nga ambasada amerikane në Shqipëri, për një periudhë 21 ditore për diversitetin e fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit “Haxhi Bektash Veliut” pranë Universitetit të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qenë i pranishëm dhe ka kontribuar me ligjëratat e tij, në veprimtari analoge në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ohër, Stamboll, Ankara, Afiyon, Shtutgart, Keln dhe në Detroit të SHBA-s. Është pjesëmarrës në pelegrinazhin Botërore për Haxhillëk në Mekë, në vitin 2004. Në vitin 2007, merr pjesë në vizitat në vendet e shenjta në Jeruzalem në Izrael. Ka qenë i ftuar në Kongresin e 33-të Botëror për “Liritë Fetare” në Indi dhe ka ndezur pishtarin e këtij aktiviteti, së bashku me udhëheqësin e shquar fetar, Dalai Lama. Ka marrë pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedonin e Veriut, në periudhën 2006-2011. Pas kalimit nga jeta të ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, baba Mondi më 11. 06. 2011, zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Këto vite, në vazhdim, si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim, duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në marrëdhënie institucionale, brenda dhe jashtë vendit. Ka pasur gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhendë të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare nëpër botë. Në vendet e Ballkanit ka pasur mjaftë takime me presidentët e Kryeministrat në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedonin e Veriut, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercogovinë, Kosovë etj. Por takimet nga më kryesoret janë: Takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për çështjet fetare në vitin 2012. Takimi me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidentin turk dhe përfaqësuesit e lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Pjesëmarrës në Konferencën për 100 vjetorin e Shoqërisë “Vatra” në vitin 2013, takim me personalitete të Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shtetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013. Vizitë në vendet e shenjta të Irakut, në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, në prill të vitit 2014. Merr pjesë në Samitin për paqen në Seul, në shtator 2014. Takimi me Papa Françesku në Tiranë, më 21 shator 2014. Në veprimtarin ndërkombëtare për një paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, në Palermo-Itali. Mori pjesë në Marshimin e Bardhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetarë të Shqipërisë në Paris të Francës, në janar të vitit 2015. Bëri të mundur realizimin e amanetit të Dede Reshat Bardhit, në përurimin madhështor të Kryefaltores Bektashiane në Tiranë me pjesëmarrje të personaliteteve nga shumë vende të botës, më 7 shtator të vitit 2015. Takimi me Papa Françeskun, më 10 maj 2016, në Vatikan. Më 17 qershor të vitit 2016, merr pjesë në inaugurimin e bustit të “Nënë Terezës, në një provincë të Mynihut, organizuar nga Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj”. Më 4 shtator të vitit 2016, në Romë-Itali, merr pjesë në Shenjtërimin e Nënë Terezës. Takimi me Patriakun Ekumenik i Stambollit, Bartolomeu i Parë, në Stamboll të Turqisë, në shtator të vitit 2016 dhe po në këtë muaj, Akademia Botërore e Paqes, e OKB-s, i jep titullin “Doctor Honoris Causa”. Më 9 tetor të vitit 2016, merr pjesë në ceremoninë e shpalljes “Kardinal”, të shqiptarit të përvuajtur, Dom Ernest Troshanit. Më 22 mars të vitit 2017, në “Dita e Sulltan Nevruzit”, drejton manifestimin madhështor ndërkombëtar, sipas ritualeve bektashiane, aktivitet i ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës.

Më 25 maj 2017, është organizator i vitit të dytë ”Ditën e Kulturës Bektashiane” në Paris të Francës. Në Qershor të vitit 2017, merr pjesë në “Mëngjesi i Lutjeve”, në Berlin të Gjermanisë. Po këtë muaj, organizon veprimtarinë madhështore të 500-vjetorit të veprës, Ballëm Sulltanit Pirit të Dytë të bektashizmit, Tiranë-Martanesh. Në shtator të vitit 2017, merr pjesë në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen botërore, në Seul të Koresë së Jugut. Më 11 tetor të vitit 2017, merr pjesë në seminar ndërkombëtar në Shkup, me temë, “Bektashizmi si pasuri”. Më 14 tetor 2017, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, organizon Konferencës Ndërkombëtare me temë: “The Bektashi religoeus community urder premime”, ku relator dhe i ftuar nderi, ka marrë pjesë Josef Ëeinerholster, Nënkryetar i Parlamentit Europian. Në tetor 2017, është në takim në Bruksel me anëtarë e PE dhe Reporterin e BE-s për Shqipërinë, Knut Fleckentein, për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës. Më 29-30 tetor 2017, merr pjesë në Athinë-Greqi, në aktivitetin për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Në nëntor të vitit 2017, merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së bustit të “Nënë Terezës” në Kroaci, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon z. Stipe Mesiç.  Në janar 2018, merr pjesë në Berlin, në Konferencën Ndërkombëtare, ”Iraku pas fitores mbi shtetin islamik”, organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës, të dialogut midis feve. Më 7 shkurt 2018, është organizator i jubileut të 480-vjetorit të themelimit të teqesë “Harabati Baba”, Tetovë, në Maqedonin e Veriut, me pjesëmarrje nga ambasadat e akredituara në Maqedoninë e Veriut , përfaqësues të OSBE-s, intelektual, profesorë nga vende të Ballkanit dhe Shqipëria. Me këtë rast u bë prezantimi i ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë. Nga 18-20 korrik 2018, merr pjesë në Kongresin e Pestë Botëror të Studimeve mbi lindjen e mesme dhe Afrikën Veriore-Spanjë. Nga 29-31 korrik 2018, merr pjesë në takimin e radhës në Kalkutë-Indi. Në gusht 2018, merr pjesë në Ëashington D.C, në Ministerialin e Lirive Fetare të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në dhjetor 2018, merr pjesë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në takimin për çështjet e Demokracisë dhe të të Drejtave të Njeriut. Më 5 dhjetor 2018, merr pjesë në mëngjesin e 21-të, të lutjes në Europë, i mbajtur në Bruksel në Parlamentin Evropian. Më 1-2 prill 2019, merr pjesë në takimin plotësues të Dimensionit Human, të organizuar nga OSBE në Vjenë. Më 10-12 prill 2019, bën vizitë në vendet e shenjta të Irakut, në qytetet Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat. Më 14-15 qershor 2019, merr pjesë në Konferencën e Paqes Botërore, në Seul. Më 20 qershor 2019, merr pjesë në Forumin Ndërfetar për Liritë Fetare, në Bruksel. Më16 korrik 2019, merr pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare, të organizuar nga Instituti Amerikan për paqe, në Ëashington. Më 13 nëntor 2019, merr pjesë në Samitin e udhëheqësve fetarë në botë, Baku-Azerbazhan. Nga 18-20 maj 2022, merr pjesë në aktivitetin mbi tolerancën dhe harmoninë fetare si vlerë e shtuar të popullit shqiptar, në Landin gjerman, të Renanisë Veriore.  Më 30 gusht 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, priti dhe dha një intervistë për gazetarin dhe prezantuesin e njohur të televizionit francez “M6”, Bernard de la Villardiere. Nga 11 deri më 13 maj 2023, zhvilloi një vizitë në Berlin-Gjermani (Mëngjesi i Lutjeve) dhe, në aktivitetin “Mbledhja e 27-të Ndërkombëtare e Berlinit”

Ka marrë këta tituj nderi:

-“Ambasador i Paqes”, 2004.

-“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.

– “Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014.

-“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014.

-“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 201.

-“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.

-“Personalitet i shquar i Labërisë, Shoqata “Labëria”, shkurt 2015.

-“Nderi” i Qarkut të Fierit”, mars 2015.

-“Nderi i Qarkut të Beratit”, maj 2015.

-Urdhëri “ Kalorësi i Skënderbeut” 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikës.

-“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016.

-“Nderi i Bashkisë Bulqizë”, tetor 2016.

-Mirënjohje nga Presidenti Obama SHBA, janar 2017.

-Çmimin e Arit” Ikona e Paqes” Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Aëards”

tetor 2017.

-“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.

– “Qytetar Nderi” i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare”Vëllezërit

Frashëri”-Përmet, maj 2018.

-Flamuri Amerikan për “Për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe

vlerave më të larta mes njerëzve” nga Kongresi Amerikan, qershor 2018.

-Çmimi “Profili i Kurajos” qershor 2018 nga Kongresi Hebraik Amerikan.

-“Qytetar Nderi i Memaliajt”. Këshilli Bashkiak i Memaliajt, në vitin 2019.

-Medalje “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Qeveria e Kosovës 17 korrik 1919.

-Në janar 2021, Shenjtëria e Tij drejtoi Kryesinë e Këshillit Ndërfetar të

Shqipërisë dhe më dt.22 mars 2021, Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë iu dha  medalja e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

-Nëntor 2021, Akademia e Shkencës dhe e Artit të Europës, nga Universiteti Teknik

i Këlnit, Gjermani iu dha çmimi “Unaza e Tolerancës”, me motivacionin “për

përpjekjet dhe mundimet e vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e

dialogut ndërfetar, si shembull i veçantë dhe i denjë për t’u ndjekur në ndërtimin,

promovimin dhe mbrojtjen e tolerancës”.

-17 dhjetor 2022, Këshilli Universal i Paqes dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe

Prosperitet-Tiranë vlerësuan me çmime mirënjohjeje Kryegjyshin Botëror

Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për kontributin e

dhënë në shërbim të paqes dhe të prosperitetit disa tituj: “Çmimi i Artë i

Ekselencës Njerëzore”, shoqëruar me medaljen: “Njeriu i Artë”, si dhe me titullin:

“Ambasador i Paqes Universale”.

– “ Nderi i Qarkut të Vlorës”, janar 2023.

-“Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”, u dha në Tepelenë , 14 prill 2023.

– “Qytetar Nderi i Bashkisë Tepelenë”, u dha në Tepelenë, 14 prill 2023.

 

Përgatiti faqet: Kujtim Boriçi