Dr. Petrit Vargu: Enkeleid Joti është njeriu i parë që duhet të thërritet nga SPAK

849
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Tani e kuptova pse dy javë mbasi u emërua drejtor i QSUT, Enkeleid Joti më dha paralajmërim me pushim nga puna. Tani e kuptova pse tre muaj, pasi u emërua drejtor, më përjashtoi nga puna. Tani e kuptoj ku e gjen kurajon ky njeri, që ka përjashtuar pesë mjekë nga puna. Ndërkohë, që të gjitha prokurimet i bën me firmat O……, F……., dhe në farmaceutikë me firmën L….., dhe asnjë gjemb nuk i hyn në këmbë. Për mënyrën si ka menaxhuar  QSUT  para dhe gjatë pandemisë  janë dëshmitarë gjithë shqiptarët. Për kriterët sesi është emëruar, është në nderin e Ogertës ta bëjë publike. Ti Enkelejd nuk qenke drejtor! Ti qenke thjesht lojtar.  Njerëz si ty e kanë vendin në gjyq dhe dëshmitari i parë do të jem unë në mënyrë, që kjo ëndërr e keqe mos t’i ndodhë më kurrë shqiptarëve. Dhe verdikti i gjyqeve do jetë si të gjitha ato gjyqe që ti i ke humbur me mua. Ora e të vërtetës ka ardhur. Kanë mbetur vetëm 20 agime dhe një akt votimi i thjeshtë, që ja kemi detyrë atdheut.

Pas zbardhjes së faksimileve të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit,  Dr.Petrit Vargu, deklaron: Enkeleid Joti është njeriu i parë që duhet të thërritet nga SPAK, pasi është dëshmitari i vetëm që di detyrat që i ka ngarkuar Edi Rama. Agaçi është thjesht ndërmjetës. Dhe pikërisht tek detyrat dhe roli që kishte Enkelejd Joti është çelsi i problemit. Nëse Edvin Prifti u arrestua për 348.000 euro, Enkeleid Joti duhet arrestuar menjëherë për 110 milionë eurot, pasi bëhen pis hetimet.