Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa, u shpreh se janë rreth 6500 mësues që kanë njohur ulje page nga reformat e kategorisë, njoftim të cilën ministrja Ogerta Manastirliu e ka bërë publike që në muaj qershor të vitit që lamë pas.
‘Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve. Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marr pagat e kategorisë mësuesit, nje pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le ti marrin nga piranjat e oborrit të Ramës’- u shpreh Zhupa.’Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve. Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marrë pagat e kategorisë mësuesit, një pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le t’i marrin nga piranjat e oborrit të Ramës. Kurse shuma për xhepat e mësuesve është shumë e rendësishme prej 100 mijë lekë të vjetra”. Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe Ministrisë së Arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë.





















