Dr. Endrit Shabani: 10  Arsye përse fitimi privat prodhon këtë problem publik

128
Sigal

Bashkia e Tiranës i ka privatizuar linjat e urbanëve. Që këta individë privatë të fitojnë lekë, ne na duhet të shtrëngohemi. Ja të paktën 10 mënyra se si mund të kursejnë privatët në kurriz të pasagjerëve:

  1. Duke blerë autobusë të vjetër dhe të amortizuar.
  2. Duke vënë në qarkullim sa më pak autobusë.
  3. Duke marrë autobusë me ‘vagona’ që të kursejnë pagesën për staf (shoferë dhe faturino).
  4. Duke ngjeshur sa më shumë pasagjerë në një autobus që të kursejnë naftën.
  5. Duke mos e ndezur kondicionerin në verë dhe as ngrohjen në dimër.
  6. Duke i detyruar shoferët të punojnë 16 orë në ditë.
  7. Duke mos i njohur biletat e linjave të tjera .
  8. Duke dekurajuar përdorimin e aboneve (dhe duke nxitur reduktimin e tyre).
  9. Duke penguar futjen e abonesë elektronike, që të fshehin numrin e biletave.
  10. Duke penguar vendosjen e GPS-ve që të mos marrin gjoba për vonesat apo për numrin e autobusëve në qarkullim.

Nisma Thurje në Këshillin Bashkiak do kërkojë anullimin e këtyre koncesioneve, dhe krijimin e një urbani publik, që nuk ka qëllim fitimin, si në Gjermani dhe shumë vende të zhvilluara.

Duke qenë urbani publik do eleminojmë rradhat për abone studenti apo për pensionistët, pasi ata mund të udhëtojnë FALAS vetëm me kartë studenti apo librezë pensioni.

Duke qenë urbani i unifikuar ne do mund të kemi një abone unike dhe një biletë unike për të gjitha linjat.

Nëse edhe ti do një urban krejt ndryshe, më 14 Maj Voto Nisma Thurje nr.35 për Këshillin Bashkiak.