Erion Veliaj: Miratuam dy institucioneve të tjera të arsimit parashkollor, hapjen e çerdhes dhe kopshtit të parë në zonën e Astir

105
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë  lajmin e mirë të hapjes së një çerdheje dhe një kopshti në Astir, si dhe dy institucioneve të tjera të arsimit parashkollor në Ndroq. Ai tha se fakti që në Astir, në zgjedhjet e fundit, PS mori mbi 60% të votave, është përgjigja më e mirë për opozitën.

“Bëhet fjalë për të hapur dy institucione për vogëlushët tanë, njëra është në Astir, në lagjen 14, do të jetë çerdhja e kopshti i parë për atë komunitet. U them edhe këtyre shokëve tanë që kemi përballë, ka një arsye pse na voton Astiri në mbi 60%, se Astiri me të drejtë thotë këta që bënë 40 shkolla bëjnë edhe 44, këta që bënë 100 rrugë bëjnë edhe 101. Ata që s’kanë prek gjë me dorë e na lanë pa rruge, pa kanalizime e pa arsim, e sigurt që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Ndërsa, çerdhja tjetër do të hapet në Ndroq, numri i fëmijëve në Astir do të jetë 126 fëmijë, në Ndroq 41,” deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat se nuk njohin anëtarët e këtij këshilli, duke thënë se ishin ata që i braktisën vendet e tyre. “Them nuk keni si ta dini se ju ikët nga Këshilli Bashkiak. Ju dezertuat! Së pari, detyra e Këshillit Bashkiak nuk është që të njihet, është që të shërbejë. Këtë detyrë e ka kryer më së miri edhe në ditët e pandemisë, edhe kur ishim në karantinë, edhe në ditët e tërmetit, edhe në ditët e inflacionit të luftës që duhet të merrnin shumë vendime për subvencionimet dhe gjithë punët e tjera që bëmë, siç ishte ajo e subvencionimit të abonesë, të cilën ne e paguajmë 100% për studentët, si dhe gjysmën e tarifës së konvikteve. Ti nuk mund të njohësh njerëzit nëse ti nuk shërben me ta, nëse nuk punon me ta. Në politikë vendet ku ti shërben janë Këshilli Bashkiak dhe Parlamenti. Nëse ti e braktis këtë detyrë dhe kujtohesh pas katër vitesh dhe thua pse nuk i njoh? Nuk i njeh se nuk ishte aty ku qyteti, vendi kishte nevojë për vendimmarrjen tënde,”- deklaroi Veliaj. “Ne e kemi stekën shumë lart për nxënësit dhe për çdo profesion tjetër, – tha Veliaj, – ndërkohë, e kemi shumë stekën poshtë për politikanët që kujtohen pas katër vjetësh dhe thonë kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak. “Inshallah vazhdojnë si e kanë nisur, se me siguri edhe në këtë Këshill nuk do marrin pjesë me mendtë që kanë. Përsa kohë ne e kemi këtë detyrë, edhe mision, edhe privilegj, deri ditën e fundit kur ky këshill është betuar të shërbejë do vazhdojë të shërbejë,”- u shpreh më tej Veliaj.