Robert Kore; Në Shqipëri të mbash gjallë biznesin përballë oligarkëve, është heroizëm

Në lidhje me mënyrën se si funksionojnë qeveritë e këqia presidenti Reagan thoshte:

“Nqse ekonomia ecën, ato rrisin taksat; nqse vazhdon akoma të eci, ato shtojnë rregulla të reja; dhe kur ndalon të eci, atëherë ato e subvencionojnë atë.

Sigal

Më tej ai thoshte:

“Problemi nuk është se njerëzit janë taksuar pak, problemi është se qeveria harxhon shumë”.

Prandaj ai me të ardhur në pushtet bëri një nga uljet më të mëdha të taksave.

“Kemi prezantuar një program të plotë të uljes së normave tatimore.

Qëllimi ynë ishte të ofrojmë nxitje për individin, stimuj për biznesin për të inkurajuar prodhimin dhe punësimin e të papunëve dhe për të çliruar para për investime.”

Reagan trashëgoi nga Carter një nga ekonomitë më të këqia në histori, me një inflacion të lartë ( i njëjtë me këtë që krijoi Biden) dhe me çmimet e karburantit shumë të larta.

Efektet pozitive të masave që mori Reagan u ndien deri në kohën e Bill Klinton, ku ekonomia amerikane lulëzoi.

Sot vazhdon rritja e taksave ku po goditen shumë keq bizneset e vogla dhe të mesme.

 

Kanadaja e Trudo është vendi me taksat më të larta në G7.

 

Kurse në Shqipëri Rama dhe Veliaj janë komplet injorantë në politikat e taksave. Është heroizëm në Shqipëri të mbash gjallë biznesin.

Bëjnë përjashtim vetëm oligarkët pranë Ramës dhe Veliajt.