Trump: Jam imun ndaj koronavirusit, as e marr dhe as nuk e ngjis

238
Sigal

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur për Fox Neës se tashmë është imun ndaj koronavirusit. I pyetur nëse vijon të ketë, Covid-19, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është imun.

Trump shtoi se do të jetë imun “ndoshta për një kohë të shkurtër, ndoshta për një kohë të gjatë.”

Ai shtoi se është në formë shumë të mirë.

Lidhur me eventin që mbajti dje në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën iu drejtua një turme mbështetësish nga një ballkon, presidenti shprehet se nuk është penduar.

“…nuk ka përhapje”, tha ai. “Isha në një ballkon. Njeriu më i afërt ishte ndoshta disa këmbë larg. Dhe ata ishin ulur në bar. “

Po ashtu, në një status në Facebook, Trump thotë se as nuk mund ta marrë koronavirusin (imunitet) dhe as mund ta ngjisë.