“Ofertuesi i parë për të ndarë Kosovën”/Braimllari: Rama është antikombëtar dhe tradhtar

229
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratës së bujshme të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i cili thotë se kryeministri Edi Rama është ofertuesi i parë për të ndarë Kosovën. Sipas Braimllarit, Rama është antikombëtar dhe tradhtar që po luan në kurriz të Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi i plotë

Edi Rama është antikombëtar dhe tradhtar. Fokusi i tij nuk eshte t’i sherbeje interesave Kombetare por te luaj ne kurriz te Shqiperise dhe Kosoves. Ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese Enver Hasani e denoncon si ofertuesin e pare per te ndare Kosoven. Ky njeri eshte i pa atdhe, tradhtar dhe luan kunder interesave Kombetare ne kurriz te nje kombi qe ka sakrifikuar gjithçka per te qene te lire dhe me kufijte aktual.