Xhixho me të rinjtë e Njësisë 2: LSI ka në prioritet të programit të saj edukimin dhe punësimin e të rinjve

252
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka zhvilluar takime me të rinjtë në Njësinë Numër 2.

“LSI ka në prioritet të programit të saj edukimin dhe punësimin e të rinjve,mbështetjen me politika favorizuese për hapjen e bizneseve në rradhët e të rinjve, edukimin me një lidhje direkte me tregun e punës. ” – shkruan Xhixho në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Arjesën,Fiodori, Merlini, Ylvi, Hendi, Bledari, janë disa nga të rinjtë e njesisë bashkiake nr. 2, të cilët me shoqëruan sot në këtë të diel dhe ndanë me mua detaje nga jeta e tyre e përditshme, dëshirat, aspiratat, planet, problemet.

Përballen me një edukim jo cilesor , me papunësi, por edhe kur mund të gjejnë një vend pune jashtë profilit te tyre përballen me paga të ulta, papunësi në anetarët e tjerë të familjes, pamundësi për të përballuar jetesën dhe çmimet e larta të kryeqytetit .

Të vetmen zgjidhje shohin emigracionin për një jetë më të mirë.

Ky shpopullim po vret të ardhmen e kombit tonë.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka parashikuar një ulje me 30-40% në lidhje me pritshmeritë se sa persona do të mbeten në vend për shkak të emigrimit.

Ka ardhur momenti të gjenerojmë zgjidhje reale dhe jo propaganda politike që Shqipëria të mos shpopullohet.

LSI ka në prioritet të programit të saj edukimin dhe punësimin e të rinjve,mbështetjen me politika favorizuese për hapjen e bizneseve në rradhët e të rinjve, edukimin me një lidhje direkte me tregun e punës. 🇦🇱