Presidenca i përgjigjet Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave!

230
Sigal

Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se retorika e presidentit Ilir Meta turpëron shqiptarët dhe se është “shef i shtabit elektoral i opozitës”.

“Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj”, shkruan në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

Sakaq Blushi shkruan se më mirë është të jesh opozitar se tradhtar ose zuzar.

Reagimi:

respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave!

Për mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.

Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.

Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.

Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!