Dhunonte fëmijët e saj dhe kërcënonte vjehrrën, arrestohet 32-vjeçarja në Tiranë

Një 32-vjeçare në Tiranë është vënë në pranga pasi ka kanosur vjehrrën e saj si dhe ka dhunuar fëmijë të mitur.

Njoftohet se Dh.S., është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e saj të mitur për tre muaj.

Sigal

Po ashtu, gruaja ka kanosur me anë të telefonit vjehrrën e saj dhe ka dhunuar edhe vajzën e kunatit.

Policia në Tiranë ka vënë në pranga edhe tetë persona të tjera për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim.