1300 kontenierë me plehra nga Italia, prokuroria nis hetimet në Durrës

574
Prokuroria vihet në lëvizje pas shkrimit të gazetarëve italiane për mijëra ton plehra, që dyshohet se u futën në Shqipëri për të kaluar drejt Maqedonisë, por u groposën në vendin tonë. Sipas ligjit shqiptar edhe futja e mbeturinave për tranzit drejt vendeve të tjera është e ndaluar.

Gjithsesi, nisur nga shkrimi në Pianetaitalia.it, Prokuroria e Durresit nis hetimet që synojnë verifikimin e regjistrave në portin e Durrësit për ngarkesat që kanë hyrë në periudhën kur flitet në shkrim. Gazetarët italianë raportuan se rreth 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme u futën në portin e Durrësit nga Italia. Pavarësisht se destinacioni ishte Maqedonia, gazetarët italianë raportojnë se nuk ekziston asnjë document që tregon se kontenierët me mbetje kaluan kufirin në Qafë-Thanë. Më herët Aleanca kundër Importit të Plehrave, i dërgoi një letër ministrisë së Mjedisit, ministrit të Financave Arben Ahmetaj si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla ku kërkon informacion për mbetjet që kanë hyrë në Shqipëri. AKIP ngre pyetjen nëse ka pasur transit kontenieresh me mbetje gjatë vitit 2014-2016.

“Kërkojmë informacion nëse ka pasur tranzit kontenieresh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016. Cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP.

Gjithashtu kërkohet përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme nëse ka pasur informacion për kontenierët me mbetje në territorin shqiptar dhe nëse ka nisur proces hetimor për këtë çështje. Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe groposja mbetjeve.
Sigal