Doris Pack: Ka pasur lobime kundër PD-së në BE dhe SHBA

190
Sigal

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington. Në një intervistë, Pack u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike. Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD dhe nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar. “Nuk mund të flas me shumë komptetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurtë që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara. Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjashtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar”,- theksoi ajo. Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm. Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan. Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.