Vlorë/ Policia “blindon” hyrjen e qytetit dhe kontrollon çdo automjet të dyshimtë

109
Sigal

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë ndalur sërish në Vlorë. Mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit janë zhvilluar kontrolle të shumta.

Mësohet se, kontrollet janë përqendruar kryesisht tek makinat e dyshimta.

Objektiv i policisë janë personat në kërkim, apo ata që dyshohet se mund të mbajnë armë.

Edhe pak ditë më parë, policia zhvilloi një aksion në një pallat, duke bërë kontrolle me qëllim kapjen e personave në kërkim.