Do shkojë në mbledhjet e grupit? Berisha LËSHON BATUTËN: Kur të më teket, asgjë s’më ndalon…

397
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë se së shpejti mund të marrë pjesë në ndonjë mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk ka caktuar datë. Berisha, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, u shpreh se do të shkojë kur “t’i teket”.

Të ka shkuar ndonjëherë ndër mend se do të vinte një ditë që do të të përjashtonin ty nga grupi i PD? Berisha: Nuk jam, vendimi i Bashës është nul. Jam anëtar i PD-së. Do shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar? Kur të më teket! Asgjë nuk më ndalon mua. Jam anëtar i atij grupi. Basha ka bërë deklaratë shumë të gabuar,”-tha Berisha