Nikolla mori 79 vota/ Kush janë dy deputetet e opozitës që iu bashkuan mazhorancës

224
Sigal

Në seancën e sotme, Lindita Nikolla u votua me 79 vota në krye të Kuvendit të ri. Katër deputetet e LSI-së votuan kundër, ndërkohë të djathtët i grisën votat. Por në bazë të llogarive del se dy vota të opozitës kanë rrjedhur duke u bashkuar me mazhorancën.

74 vota ka mazhoranca, së cilës iu bashkuan edhe 3 votat e partisë së tom Doshit, duke e çuar numrin e votave në 77. Matematikisht, dy votat mbetet të jenë njëra e Vangjel Dules dhe vota tjetër e deputetit të dalë nga partia e çamëve.