Arrestohet i dyshuar për rryshfet, Zyberaj shkarkon drejtorin e IKMT në Dibër

356
Sigal

Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj, shkarkon drejtorin e IKMT në qarkun Dibër, Lutfi Myftari. Ky i fundit është arrestuar nga policia me akuzën e mitmarrjes. Myftari duhet të përgjigjet para drejtësisë lidhur me rryshfetin e 50 mijë lekëve për leje mjedisore nga një kompani që operon në fushën minerare. Kryeinspektori Zyberaj thekson me forcë se askush në IKMT nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të gjejë mbrojtje tjetër përveç ligjit. Zyberaj u bën thirrje gjithë punonjësve të IKMT të zbatojnë procedurat, ligjet dhe të mos bëjnë pis staturën e punonjësit të shtetit.