Do kremtohet Festa Kombëtare e Republikës së Italisë

1219
Sigal

Në kuadrin e kremtimeve për Festën Kombëtare të Republikës së Italisë, Ambasada Italiane dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, zhvillojnë aktivitetin e Prezantimit të Raportit: 1991-2018 të Bashkëpunimit Itali-Shqipëri, “Made Together”. Në këtë aktivitet publik do të shpalosen në formë të qartë dhe konkrete, rezultatet e kësaj miqësie, pune dhe zhvillimi gjatë këtyre 27 vjetëve. Gjithashtu, do të shpalosen për publikun edhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit Itali-Shqipëri, me theks të veçantë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian. Aktiviteti do të mbahet në Muzeun Kombëtar Tiranë, më 29 Maj (të martën) 2018, ora 11.00.