Dita e dytëbe protestës/ Cili është skenari B?

491
Ndërsa demokratët kanë hyrë në ditën e dytë të protestës kanë filluar të skicohen edhe planet për vazhdimin e saj. Në varësi të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe lëvizjeve të mazhorancës, opozita pritet ndërmarrë lëvizjen e dytë, që parashikon zhvillimin e një greve urie shkruan Shqiptarja.com.

Po ashtu, opozita duket se ka edhe një plan B, i paralajmëruar deri diku dje edhe nga dy përfaqësues të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi.

Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren mjete të tjera për ta larguar.
Sigal