Dita 2 – Vijon protesta e PD për qeveri teknike, qytetarët kaluan natën në çadër

360
Ka hyrë në ditën e dytë protesta e opozitës, tashmë e ngujuar në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, por edhe deputetë të kësaj force politike kanë kaluar natën në çadrën e ngritur një ditë më parë nga të rinjtë e FRPD.

Kauza e tyre është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora 09:15 Boçi: Zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë.

Ora 07:30 Bogdani: Protesta për qeveri teknike dhe reformë zgjedhore

Deputeti i PD, Gerti Bogdani nga çadra e ngritur në shesh ka deklaruar se dy janë kërkesat që kërkon protesta, qeveri teknik dhe reformë zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora 07:00 Bumçi: Kryeministri Rama të evitojë tensionet dhe trazirat

Deputeti i PD, Aldo Bumçi kërkoi nga kryeministri Rama të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të evitojë tensionet dhe trazirat. Bumçi tha se Rama e ka humbur legjitimitetin e tij si kryeministër.
Sigal