Dita e 11 – Vazhdon qëndresa e PD në “çadrën e lirisë” për zgjedhje të lira

539
Ka hyrë në ditën e 11 protesta e opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Kryetari Basha tha dje në një intervistë për Tonight Ilva Tare duke sqaruar ultimatumin për policinë e Fierit. Ai iu përgjigj edhe pyetjes për një takim të mundshëm me kreun e LSI, Ilir Meta për të cilin tha se nuk ka asnjë informacion.
Sigal