“Devolli”, Salianji: Juntë debilash, Duro zaptoi bashkinë

462
Sigal

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, duke u ulur në karrigen e këtij institucioni.

Salianji është shprehur se qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit, Bledion Nallbati, që sipas tij, ka fituar gati 60% të kësaj bashkie.

Sipas tij, ata nuk do të lejojnë instalimin e një junte debilash, të cilët flenë nëpër institucione, duke e trajtuar bashkinë si fjetore ku prodhojnë para.

“Qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit, ka fituar thuajse 60 përqind të qytetarëve siç e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë nëpër institucione duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.

E pate si një barkderr i shëmtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet për të treguar se këtu nuk ka institucione, nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti që beri dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi sipas një kallëzimi penal.

Personi i vetëshpallur si kryebashkiak dhe që zaptoi zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit.

Qytetarët nuk do të tërhiqen nga mbështetja e kryetarit Nallbati i cili është i ligjshëm. Sot këtu nuk ofrohet shërbim publik për shkak të kryeministrit i cili e trajton Shqipërinë si pronë private.

Ne do te jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen nga ana e administratës dhe policisë ndaj qytetareve”, tha Salianji.