Dështimi i Reformës Zgjedhore/ Opozita: PS refuzon ekspertizën e OSBE/ODIHR-it. Giknuri: Na sillni draft, sipas ndryshimeve kushtetuese

Reforma Zgjedhore rrezikon të dështojë, PS-ja nuk pranon opinionin e OSBE/ODIHR-it

VOA: Reforma zgjedhore ka hyrë në spiralin e humbjes së kohës dhe kapërcimit të afateve

NOA

 Në Tiranë Këshilli Politik, një tryezë jashtë-parlamentare mes pozitës dhe opozitës, mbylli sot një tjetër mbledhje pa rezultat lidhur me reformën zgjedhore. Opozita e Bashkuar, që ka bojkotuar parlamentin, kërkoi përsëri që Këshilli Politik të kërkojë nga OSBE / ODIHR- komente mbi propozimet e hedhura në tryezë. Ndërsa socialistët këmbëngulin se ndihma e OSBE-ODIHR-it mund të kërkohet pasi të jenë diskutuar variantet që palët kanë paraqitur. Nga rezultatet e punës në Këshillin Politik varet suksesi i reformës zgjedhore dhe zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri, deri në zgjedhjet e 25 prillit. Reforma zgjedhore në Tiranë ka mbetur në qerthullin e qëndrimeve të pandryshuara nga pozita dhe opozita për listat dhe koalicionet zgjedhore. Edhe sot (dje) në Këshillin Politik të dy palët nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre; socialistët për koalicione me lista të përbashkëta dhe të hapura pjesërisht, ndërsa demokratët për të mbajtur modelin e deritanishëm të koalicioneve dhe lista të hapura 100 për qind. Palët prej dy javësh po ndahen tani edhe nëse duhet kërkuar apo jo ndihma e OSBE / ODIHR-it. Opozita këmbënguli që të dy palët të kërkojnë nga ODIHR komente mbi ndryshimin e rregullave themelore të sistemit zgjedhor, gjë që Partia Socialiste nuk e pranoi përsëri, duke u përpjekjur të ndryshojë rregullat, tha Oerd Bylykbashi i opozitës, ndërkohë që gara ka filluar. Ai shtoi se refuzimi i socialistëve është paradoksal për sa kohë që ODIHR është i pranuar nga palët si arbitër i këtij procesi. Parlamenti shtyu për disa ditë në calendar seancën plenare të planifikuar për sot, edhe komisioni i ligjeve shtyu mbledhjet për pasqyrimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut në Kodin Zgjedhor; të dyja këto në pritje të një mirëkuptimi në Këshillin Politik me opozitën jashtë-parlamentare. Por reforma zgjedhore, pohojnë vëzhguesit e politikës, ka hyrë në spiralin e humbjes së kohës dhe kapërcimit të afateve, ndërsa palët qëndrojnë sërish në pozicione të pandryshuara, duke u kujdesur kryesisht për interesat e secilit kamp partiak, pa menduar se sa mund të ndikojnë këto vonesa në përgatitjet e sakta të procesit të ardhshëm zgjedhor dhe në integrimin e vendit në BE.

Opozita: Minohen marrëveshja e 14 janarit dhe 5 qershorit

Oerd Bylykbashi përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore,  pasi dështoi mbledhja e Këshillit Politik, deklaroi se PS-ja vijon të mos pranojë, pasi sipas tij, ka frikë nga përgjigja e ODIHR, edhe pse ky i fundit është pranuar nga të gjithë si arbitër i procesit zgjedhor në vendin tonë. Bylykbashi:  “Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelore. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR. PS përsëri sot (dje) nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë.  Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi kërkuar t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë në koalicione siç janë sot në përputhje me Kushtetutën. Ka dy javë që PS-ja refuzon të dërgojë kërkesën pranë ODIHR-it. Me këtë veprim bllokon marrëveshjen e 14 janarit si dhe po bllokon mbledhjen e Këshillit Politik, ata po ashtu po vënë në rrezik edhe procesin e hapjes së negoaciatave me BE-në.”

 Gjiknuri: Opozita të vijë me një model për koalicionet

Përfundon pas gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik, ku palët politike kanë diskutuar në lidhje me propozimin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë takimit ka pasur përplasje mes palëve, ku opozita kërkon hapjen 100% të listave dhe ekspertizë nga OSBE. Përfaqësuesi i mazhorancës në mbledhjen e këshillit Politik, Damian Gjiknuri e cilëson tentativë për zvarritje kërkesën e PD-LSI. Mazhoranca pranon kompromis për listat e pragun zgjedhor, nëse PD pranon një formulë europiane për koalicionet. “Kemi pasur debate. Ishte dhe zoti Murrizi. Bëmë një propozim duke marrë parasysh ndryshimet kushtetuese. I propozuam që të vijnë me një variant tyrin që bazohet nga një vend europian, dhe nëse nuk e pranojmë shkojmë tek OSBE. duan të shkaktojnë vakum ligjor. Kompromis do të thotë ta gjesh në disa modelen. Flasim gjithë ditën për standardet europiane, i kemi thënë na gjej një vend që e ka kështu si ne. Por nuk ka. Epo të imponosh konsensus është tallje. I thamë heqim këtë pikë dhe hajde diskutojmë për pragun dhe modelin e hapjes së listave”, – u shpreh Gjiknuri pas mbledhjes.