Meta takon Boutaris: Faleminderit për mbështetjen ndaj shqiptarëve

387
Sigal

Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përfaqësojnë një urë solide të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve fqinje. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Ilir Meta  pas një takimi me kryetarin e Bashkisë së Selanikut,Yiannis Boutaris. Meta përshëndeti Kryetarin e Bashkisë së Selanikut për mbështetjen e pakursyer ndaj komunitetit domethënës shqiptar në Selanik dhe në rrethinat e tij. Gjithashtu Meta përgëzoi Boutaris për marrëveshjen e binjakëzimit mes qyteteve të Selanikut dhe Durrësit duke vënë në dukje se këto dy qytete të rëndësishme janë porta hyrëse të investimeve të huaja në të gjithë rajonin e Ballkanit. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Selanikut Yiannis Boutaris shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Shqipëri duke nënvizuar se Greqia, dhe në veçanti Selaniku e vlerëson praninë dhe kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Greqi, komunitet për të cilin duhet bërë më shumë në të ardhmen.