Kush ta menderosi selinë e PS-së në Bilisht?

589
Sigal

Boshatiset selia e PS-së në Devoll. Si u fut nga dritarja nënprefekti aktual që vota e Rilindësve e përzuri nga dera

Korça dhe Devolli janë bërë pjesë e lojës dhe klaneve të Zv/Kryeministrit, i cili po shkatërron dhe po bënë të pakënaqur qindra socialistë, gjë, e cila do të reflektojë pas 9 muajsh në zgjedhjet lokale. Aq është e vërtetë kjo saqë në Korçë, fjala bie një funksionar partie që ka dhënë kontribut dhe mbështetje popullore emërohet një specialist i thjeshtë sa për të thënë, se nuk të lamë pa punë, ndërkohë që, vartësit e drejtuesit të partisë, pa asnjë kontribut të shquar dhe arsim e vendosin shefin e këtij drejtuesi partie. Dhe pse bëhet kjo?! Bëhet sa për të zhvlerësuar figurat e Partisë Socialiste dhe kontributet e njerëzve me tradita në këtë parti. Dhe kush i bënë këto?! Njerëzit e klanit të Niko Peleshit, ish-drejtuesit të Partisë Demokratike në vitet 1996 dhe miqve të tij që pasi bënë masakrën në 1997-n, sot kanë uzurpuar kupolat e posteve të qeverisjes socialiste, të cilës vetëm emri i ka mbetur socialiste. Këto gjëra nuk ia thonë Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama, pasi të gjithë mendojnë se Peleshi është mëkëmbësi dhe i besuari i tij. Por më mirë shpejt se sa kurrë, thotë një shprehje popullore ndaj Kryeministri të njihet me pakënaqësitë që më shumë vijnë nga shkaqe subjektive se sa nga situata, të cilën të gjithë e kuptojnë se do kohë të rikuperohet, pasi qeverisja e PD-së e çoi për 8 vjet  në derexhenë e fundit. Por le t’i kthehemi skandalit në Bilisht që është sa për të qeshur, aq dhe për të qarë me lot. Para disa muajsh, në Selinë e PS-së në Bilisht, Devoll, në hyrje të saj, dikush, mbase i mërzitur nga premtimet e pambajtura të selisë rozë, me nder jush, kishte ndyrë. Produkti ishte “pozicionuar” mu tek hyrja. Natyrisht, unë dhe hallexhinjtë e papunë në PS, si frekuentues të vetëm të rregullt të kësaj godine, (kryetar dhe staf, aty nuk ka prej zgjedhjeve) lajmëruam organet përkatëse. Por, na gjeti belaja. S’dinin kë të ngarkonin me faj nga ne? Po  shkaku dhe fajtori nuk ishim ne.

Natyrisht, edhe një budalla do ta kuptonte se ai veprim është kryer midis orës 23 pas mesnate deri në 4 të mëngjesit. Pse?

Arsyeja kryesore: Godina e selisë të PS-së, në Bilisht është në anë të rrugës kryesore, aksit bazë të këtij qyteti. Është me kangjella të ulëta shumë. Ajo është nga rrugët më të frekuentuara të këtij komuniteti. Kalojnë çdo ditë dhjetëra bilishtarë dhe jabanxhinj. Përballë në anën tjetër të, ndodhet një biznes. Djathtas ndodhet zyra qendrore e KESH dhe nga oborri, vendi shihet qartë. Poshtë në anën tjetër është zyra e asistencës së qytetit. Pra, s’kalon as miza pa e parë dhe askujt nuk do t’ia mbante të ngrinte prapanicën lakuriq te ajo godinë. (Për më tepër që devollinjtë ia kanë frikën shtetit.)

Arsyeja 2: Unë dhe disa djem të tjerë, jemi nga fshatrat e largët të Devollit. Sado të  rimë në Bilisht dhe sado të jemi bërë tapë me raki, vjen ora 6 e mbrëmjes, mendojmë si do gjejmë makina për të shkuar në shtëpi, se mjete pas asaj ore, nuk ka. Megjithatë, zoti Rama unë do mundohem të hedh dritë mbi atë që, ka guxuar të ndyjë selinë e PS-së në atë rreth.

Së pari: Kryetari i PS-së dhe deputeti i zonës (PS)  Ylli Ziçishti, ka shumë kohë që, nuk vjen në Bilisht. Që pas  zgjedhjeve. Ka frikë se e rrahim,-thonë. Ju zoti Rama e dini më mirë… Selia e PS-së në Devoll është bosh. Dera ka kyç nga brenda. Ndërsa zotin nënprefekt, që populli i Devollit e qëroi nga dera në vitin 2005 dhe Rilindja e futi nga dritarja në vitin 2013, nuk e gjendet  kurrë në zyrë. Më bëri përshtypje një takim bërë para ca muajsh me Drejtorin e Higjienës në D. Sh. Publik, Bilisht, i sapo vënë po nga PS-ja. Ai kishte një vend pune si jurist. Tani e ka zaptuar një me cica, pa konkurs. Kur i kërkova vendin e punës më pyeti:

 -Unë kërkoj sekretare, jurist…Sekretare je ti?

Pra, Zoti Kryeministër, një quraman nga Bilishti, që jam i sigurt se, nuk kishte marrë akoma rrogën e parë, që ishte fshehur vërave, kur luftohej për PS-në; një që, kushedi sa borxhe kishte në dyqanet ushqimore dhe nga vinte, pa u skuqur nga turpi, mendonte për qejfe… Për atë, nuk ka rëndësi asgjë, vetëm qejfi… Akoma fshin qyret që, Saliu ia hodhi mbi surrat për 8 vjet, ama qejfin e do.  Unë kështu e kuptoj atë kusht absurd, për juriste në atë vend. Dhe këta nuk janë vetëm miq të Yllit, por mbi të gjitha janë edhe të “besuarit” e Nikos. Tani je në gjendje ta kuptosh, se kush u menderos te hyrja e PS-së në Devoll, zoti Kryeministër!

BOX 1

Para Devollit, pakënaqësitë e bazës së PS-së, ndaj drejtuesve në pushtet, sidomos në drejtim të premtimeve të pambajtura në punësim, u shfaqën hapur dhe në Vlorë. Blendi Klosi, i dërguari i qendrës në Vlorë, u kryqëzua nga drejtuesit lokal të këtij qyteti pasi nuk kishte çfarë t’u thoshte, duke u detyruar të niset në Tiranë”