Kuvendi ka miratuar sot Komisionin i Posaçëm Antikorrupsion. Komisioni ka marrë 74 vota pro dhe 12 vota kundër, ndërsa opozita ka bojkotuar votimin. Ky hap ishte paralajmëruar nga opozita, e cila kërkoi shtyrjen e votimit të këtij komisioni.
Pjesë e grupit të punës për këtë strukturë do të jenë ekspertë shqiptarë por edhe të huaj, të cilët do të ndjekin dhe monitorojnë nga afër punimet për secilën nga fazat.
Më konkretisht, ekspertët do të ndahen në grupe dhe do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat në të cilët ata janë kompetentë. Ky komision i Posaçëm do të organizojë seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike, duke pasur në fokus zbatimin e reformave, sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen.