U kapën me armë e drogë, policia arreston 2 persona, procedohet penalisht 18-vjeçari

38
Sigal

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se u kapën me armë dhe drogë.

Ndërkohë, një 18-vjeçar është proceduar penalisht.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. C. (Ç.), 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan shtetasit A. C. (Ç)., një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak, ndërsa shtetasit M. S., i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu u ndalua shtetasin P. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.