Deputeti Tomor Alizoti ‘fshikullon’ Bashën: Nuk thuhet unë jam lideri unë jam partia, ja zgjidhja që do të propozojmë ne deputetët

2170
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka folur mbi zhvillimet brenda kampit blu gjatë kohëve të fundit. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Alizoti ka treguar se si mund të zgjidhet, sipas tij, kriza brenda PD-së.

Ai propozon ngritjen e një komisioni ose një pleqëri të urtësh, dhe të zhduket ideja e udhëheqjes nga një kryetar.

Alizoti: Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri. Kjo është kriza në PD dhe në PS, që unë jam partia, partia është lideri. Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin. Pse nuk zgjidhen kriza në PD se nuk është institucionale. Edhe një në PS në të ardhmen, kur të bjerë Rama do të fillojë një luftë të madhe. Shqipëria vuan nga liderët jo nga shoqëria”, tha Alizoti.

Më tej, Alizoti ka zbuluar dhe planin e tij për të shkuar drejt një zgjidhje në kampin opozitar. Ai propozon një lëvizje brenda grupit parlamentar ku deputetët të ushtrojnë presion ndaj palëve që të gjejnë një zgjidhje.

Alizoti: Unë si deputet i Parlamentit kam një qëllim që është fjala ime, nuk kam struktura, kam dalë të them mes shqiptarëve. Shqiptarët dhe demokratët janë të bindur që një opozitë e çarë nuk vjen kurrë në pushtet. Një parti politike është një organizatë që synon pushtetin. Në momentin që nuk vjen në pushtet, ngelet shoqatë. Duan demokratët një shoqatë? Atëherë, unë nesër-pasnesër takoj deputetët dhe u them: Deputetë, grup parlamentar, pozicionohemi dhe u ushtrojmë presion palëve që të gjejmë një negociatë që të shpëtojmë partinë? Kjo është lëvizja që do ta bëjë deputet. Ky është plani.

Pyetje: Pra ti thua lëvizje brenda grupit parlamentar?

Alizoti: Pikërisht, që ne të takojmë njerëzit.