Palestinezi fitoi lirinë me kusht pas 53 viteve, guvernatori kalifornian ‘bllokon’ vrasësin e Robert F. Kennedyt

219
Sigal

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mohoi të enjten lirimin e vrasësit të Robert F. Kennedyt, Sirhan Sirhan, më shumë se gjysmë shekulli pas sulmit të dhunshëm ndaj një kandidati presidencial që mbetet një nga krimet më famëkeq në historinë amerikane.

Newsom shpjegoi në vendimin prej nëntë faqesh pse ai nuk u pajtua me panelin shtetëror të lirimit me kusht që rekomandoi lirimin e Sirhanit në muajin gusht.

Newsom tha se pavarësisht nga mosha e Sirhanit, ai beson se 77-vjeçari ende përbën një kërcënim për publikun pasi vazhdon të mohojë përgjegjësinë e plotë për vrasjen e Kennedyt në vitin 1968 ndërsa pas katër vjetëve u dënua me vdekje, por që kjo nuk u realizua pasi Gjykata e Lartë e Kalifornisë ndaloi dënimin me vdekje.

“Zotëri Sirhan po vazhdon me mohimet e pabesueshme dhe të pambështetura dhe kjo ngreh mungesën e besueshmërisë”, shkroi Newsom në vendimin e tij.

“Ato tregojnë se Sirhan, pavarësisht dekadave të burgimit dhe përpjekjeve të supozuara për rehabilitim, nuk ka arritur të adresojë mangësitë që e çuan atë në vrasjen e senatorit Kennedy. Të dhënat më tej demonstrojnë se Sirhan nuk e ka mohuar në mënyrë kuptimplote dhunën politike – të kryer prej tij ose në emër të tij – dhe as nuk ka treguar se vlerëson rreziqet unike të krijuara nga kryerja e një vrasjeje politike. Këto boshllëqe në njohuritë e Sirhan kanë një lidhje të ngushtë me rrezikun e tij aktual për të nxitur dhunë të mëtejshme politike”, shtoi ai.

Gjatë seancës së lirimit me kusht në muajit gusht para një paneli prej dy personash, Sirhan shprehu pendim dhe tha se ia rikushtoi jetën paqes.

Sirhan, një emigrant palestinez, qëlloi Kennedyn më 5 qershor të vitit 1968 ndërsa festonte në një dhomë plot me mbështetës në Hotelin Ambassador në Los Angelos, pasi siguroi zgjedhjet kryesore presidenciale demokrate.

Sirhan fillimisht u dënua me vdekje më 22 maj të vitit 1969, por kjo u ndryshua kur Gjykata e Lartë e Kalifornisë ndaloi dënimin me vdekje në vitin 1972.

Dy nga fëmijët e Kennedyt, Douglas Kennedy dhe Robert F.Kennedy Jr, dërguan letra në emër të Sirhan. Robert Jr tha se besonte se babai do të kishte treguar mëshirë për Sirhan.