Deputeti i PD Luan Baçi në SPAK, po hetohet për fshehje pasurie: Jam shumë i qetë, më kallëzoi një patronazhist, ballist

48
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Luan Baçi është thirrur sot në SPAK.

Ai është kallëzuar për fshehje pasurie për një qytetar dhe është marrë në pyetje nga BKH.

NOA

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si cështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnë lloj problem.Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë I qetë.

Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si cështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.

Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejftin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla,  unë u paraqite’ tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Në shkurt 2024 ndaj Luan Baçit u bë një kallëzim në SPAK për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash nga një shtetas Aredin Beberi.

Baçi u pyet për këtë dosje edhe në maj të këtij viti.