Deputetë të “varfër e me borxhe”, por me makina luksoze, që “jetojnë” me… pasuritë e grave

593
Prej 25 vitesh, në Shqipëri është krijuar një kastë politike e shtetërore e cila prej 10 vitesh ka nisur të “trashëgohet” tek pasardhësit, fiset, krahinat, miqtë, shokët, ortakët e biznesit, duke mos krijuar asnjë hapësirë minimale për tú bërë faktor dhe aktorë të tjera vlera njerëzore. Mjafton të rikthehesh në vitin 1991, dhe konstaton se “udhëheqësit” e këtyre 25 viteve, përveçse kanë ardhur nga ish klasa politike e përpara viteve 1990, rezulton se e kanë nisur politikën me nga një pagë si gjithë shqiptarët e tjerë, me biçikleta, me abone autobusi në xhep, me bukë me vete në zyra e vendet e punës, me banesa 1+1 e shumë prej tyre edhe si banorë konviktesh studentore, sharrtarësh, tekstilistësh, gjeologësh e minatorësh. Kanë qenë pjesë e një niveli jetese të barabratë, me ndryshimin që kishin ndonjë vend pune në ish-administratën e shtetit komunist, prej të cilit u “desantuan” si vazhdues të atij pushteti. Tashmë, pas 25 vitesh ata rezultojnë të jenë miliarderë në llogari bankare, pronarë trojesh, vilash, tokash, biznesesh, universitetesh, linjash transporti ajror, tokësor e detar, fshatrash turistikë. Dhe kanë qenë vetëm me një pagë deputeti, ministri, drejtori, doganieri, tatimori, profesori, ambasadori etj. Ku i gjetën milairdat, pasuritë, bizneset, pagesat e fëmijëve në shkollat jashtë vendit, makinat luksoze, vilat e deri resortet turistike malore, detare, fushore dhe zyrat private në qendër të Tiranës?! Gazeta “Telegraf”, duke iu referuar edhe të dhënave të portalit “Spending Data Albania”, ka bërë investigime të detajuar në lidhje me pasuritë fizike e financiare të shtetarëve dhe për “burimet” e pasurimit të tyre, prej nga rezulton i kanë siguruar me korrupsion e abuzime me detyrën, pa llogaritur përfitimet prej aferave ilagale që kanë kryer gjatë funksioneve që kanë ushtruar dhe ushtrojnë. Si është e mundur, që deptuetë 25 e 30 vjeçar që kanë punuar si emigrantë duke larë pjata e kanë pastruar banesa “për bukën e gojës”, ndërsa pas mandatimit si shtetarë e qeveritarë janë “gdhirë” me pasuri aq të shumta e të fuqishme, që nuk i kanë as bosët e biznesit brenda e… jashtë vendit! Edhe pse kanë pasuri “sheikësh”, në deklarimet etyre, ata publikojnë vetëm pak nga pasuria reale që kanë. Sot po publikojmë pasuritë e disa deputetëve të mazhorancës së sotme dhe të ish-mazhorancës së djeshme, të cilët sipas deklaratave personale, rezultojnë se janë të varfër, janë me borxhe në banka, por me makina luksoze, me apartamente e biznese me qira dhe që jetojnë vetëm me… pagat e grave e fëmijëve, që gjithashtu i kanë të punësuar në zyrat e shtetit,m në biznese private dhe si ortakë e pronarë biznesesh!
Armando Subashi, deputet i PS
1. Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 628 084 lekë.
2. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse pranë Bashkisë Fier 405 852 lekë.
——————————————
Sigal

Ditmir Bushati, deputet i PS

1. Paga dhe shpërblime në vlerën 2 145 571 lekë.
2. Të ardhura nga interesa depozite në valutë, 105 dollar.
3. Të ardhura nga interesa depozite në valutë, 563 euro.
4. Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 82 740 lekë.
5. Bashkëshortja, të ardhura nga puna kërkimeve në vlerën 250 000 lekë.
6. Bashkëshortja, të ardhura konsulenca në vlerën 22 000 euro.
7. Bashkëshortja, të ardhura nga puna në bankë në vlerën 508 445 lekë.
8. Shitur apartament pjesë e regjimit martesor (50% secili) me sip. 103.85 m2 në vlerën 75 000 euro.
9. Blerë apartament banimi pjesë e regjimit martesor (50% secili) me sip. 170 m2 në vlerën 110 000 euro.
————————————————————— 

Voltana Ademi, deputete PD

1. Paga bruto si Prefekte e Qarkut Shkodër në vlerën 726 938 lekë.
2. Paga si Deputete, Kuvendi i Shqipërisë në vlerën 807 144 lekë.
3. Qira objekti me sip. 35.34 m2 në vlerën 140 000 lekë.
4. Qira objekti me sip. 136.5 m2 në vlerën 100 000 lekë.
5. Qira objekti me sip. 186.5 m2 në vlerën 225 000 lekë.
6. Qira objekti me sip. 141.5 m2 në vlerën 60 000 lekë.
7. Qira objekti me sip. 79 m2 në vlerën 1 000 euro.
8. Bashkëshorti zoti Fran Mjeda paga si Remontier pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit në vlerën 470 387lekë.
9. Detyrime të papaguara në vlerën 4 985 029 lekë për një kredi për shtëpi marrë më 29.12.2011 me principal 6 375879 lekë.
10. Detyrime të paguara në vlerën -685 812 lekë për një kredi për shtëpi marrë më 29.12.2011 me principal 6 375 879 lekë.
————————————

Blendi Klosi, deputet i PS

1. Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2326 704 lekë.
2. Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë televizionit “KLAN” në vlerën 780 000 lekë.
3. Pagesë detyrimi me vlerë 276 000 lekë për një kredi bankare të marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti.
4. Pagesë detyrimi me vlerë 1 200 000 lekë për një kredi bankare të marrë në vitin 2012 për blerje automjeti.
——————————————— 

Bedri Hoxha, deputet i PD

1. Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 417 000 lekë.
2. Të ardhura 255 900 lekë nga investimi në Bono Thesari.
3. Të ardhura totale 157 600 lekë nga interesat bankare.
4. Të ardhura nga qiradhënia e një lokali në Klos 240 000 lekë.
5. Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë 360 000 lekë.
6. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si asistente ligjore pranë kompanisë “Euro-Alba.EA” sh.a. 234 000 lekë.
7. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore pranë kompanisë “IRARBA” sh.p.k. për periudhën Tetor-Dhjetor 64 800 lekë.
——————————- 
Xhemal Qefalia, deputet i PS
1. Paga dhe shpërblime si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vlerën 2 309 098 lekë.
2. Të ardhura nga qira farmacie dhe zyrash në vlerën 400 000 lekë.
3. Bashkëshortja, paga dhe shpërblime si specialist pranë Komunës Dajt në vlerën 432 200 lekë.
4. Detyrime të paguara në vlerën -264 000 lekë për një kredi konsumatore marrë në vitin 2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 1 000 000 lekë.
———————————————-

Ardjan Turku, deputet i PD

1. Të ardhurat nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 776 208 lekë.
2. Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” 148 500 lekë.
3. Të ardhura nga qiradhënia me shoqërinë “Top Start” për muajt Janar-Shtator 405 000 lekë.
4. Të ardhura nga qiradhënia e zyrave 324 000 lekë.
5. Të ardhura nga qiradhënia me kompaninë “AMC” për vendosje të antenës në tarracën e banesës së Z. Turku, 450 000 lekë.
6. Të ardhura nga dhënia me qira subjektit “Shoqata Alternative” 105 000 lekë, pjesa është 50%.
7. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse administrate në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”615 444 lekë.
8. Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” 81 000 lekë.
9. Blerje automjeti me vlerë 999 000 lekë nëpërmjet llogarisë personale të përdorur për akumulimin e pagës ndër vite.
————————————————————————————-

Artan Gaçi, deputet i PS

1. Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 355 600 lekë.
2. Të ardhura nga qiradhënia me kompaninë “Vodafon” 57 240 euro.
3. Marrje kredie bankare 40 000 euro. Nuk specifikohet objekti i kredimarrjes, kohëzgjatja dhe norma e interesit.
4. Pagesë totale detyrimi me vlerë 16 840 euro për dy kredi bankare.
5. Pagesë detyrimi me vlerë 1 908 810 lekë për shlyerje të një kredie bankare.
—————————————————————

Astrit Patozi, deputet i PD

1. Të ardhura nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 615 405 lekë.
2. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Drejtore Inspektimi pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës 1 317380 lekë.
3. Bashkëshortja, të ardhura të marra nga leja e lindjes 452 096 lekë.
4. Bashkëshortja, ka përfituar një sip. tokë are 3750 m2, përfituar me dhurim nga nëna, pjesë e trashëgimisë nga gjyshi.
—————————————

Damian Gjiknuri, deputet i PS

1. Paga dhe përfitime si deputet dhe si ministër në vlerën 2 128 278 lekë
2. Bashkëshortja, Gjiknuri paga si drejtuese në vlerën 1 400 000 lekë.
3. Bashkëshortja, të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 800 000 lekë.
4. Arkëtim në vlerën 600 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
5. Të ardhura nga shitja e automjetit personal tip Audi 4, me blerje në vitin 2010, në vlerën 5 500 euro.
6. Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 118 600 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
7. Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 4 000 euro, principal 18 200 euro.
8. Detyrime të paguara në vlerën -180 400 lekë për një kredi bankare.
9. Bashkëshortja, detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën -3 500 euro.