Edi Rama në SHBA: Reforma në drejtësi kërkon bashkëpunim me opozitën

454
Dje kryeministri i vendit Edi Rama ka realizuar takimin me presidentin amerikan Barack Obama e zv/presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Në përfundim të takimit, kryeministri foli për “Zërin e Amerikës”, ku theksoi se në takimin me presidentin Obama delegacioni shqiptar dëgjoi fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe mori përgëzime dhe inkurajim shumë të madh. “Dinamika e re e politikës sonë të jashtme ka sjelle një rritje shumë të ndjeshme të reputacionit tonë. Ky është një fakt i provuar edhe në Shtëpinë e Bardhë.”- deklaroi kryeministri i vendit. Rama bëri të ditur se presidenti Obama u interesua me entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për tu njohur me fenë. Kryeministri Rama tha se me rëndësi kanë qenë edhe diskutimet për reformën në drejtësi, të cilën Shtëpia e Bardhe e sheh tepër të rëndësishme dhe e mbështet fuqimisht. Sipas tij, reforma mund të ishte përfunduar tani, “nëse nuk do të kishte simulime që penguan procesin”. 

“Cilado palë e ka kuptuar që kush pengon reformën hyn në telash me popullin shqiptar dhe me partnerët.”- deklaroi Rama. Ai theksoi se shumë reforma kërkojnë bashkëpunimin me opozitën, sidomos ajo e drejtësisë. “Nuk po vë gishtin mbi një palë, por po them se është e domosdoshme se përjetoj retorikës dhe debatit, ne jemi shqiptar, s’jemi as danez. Nuk jemi keq kështu siç jemi. Vendin i duhet reformat, ashtu dhe njerëzve. Vendi nuk del dot pa reformat. Ka reforma si ajo e drejtësisë që është e mirë që të bëhet së bashku.”, tha ai. Po ashtu Rama vuri në dukje se nuk ka qenë i ashpër me deklaratat e tij ndaj Trump, por se ka dhënë opinionin e tij lidhur me kandidimin e tij për drejtimin e shtetit amerikan, po ashtu në një zgjedhje mes Donald Trump dhe Lulzim Bashës, Rama është shprehur: “Midis Trump dhe Lulzim Bashës, zgjedh Bashën”. 

Nga ana tjetër ai theksoi se: “Është pjesë e një procesi. Ajo që kemi bërë me zë të lartë, në mbështetje të plotësimit të projektit të NATO-s, duke insistuar që të futet Mali i Zi, ka treguar se në një kohë mendimi i shumicës, kemi diskutuar që ky proces është i rëndësishëm. Kosova nuk mund të jetë e përjashtuar. Përkundrazi. Kemi folur dhe me presidentin e ri të Kosovës, i cili do hy në këtë oborr dhe do takohet me zv. presidentit.”, tha ai. Kryeministri Rama komentoi dhe takimin dhe nisjen e bashkëpunimit me FBI-në. “Ne kemi hapur një takim me FBI dhe presim një marrëveshje. Presim një potencial nga ndihma që mund të marrim nga FBI pasi është vendi më i kuotuar dhe nëse flasim për vazhdimin kundër krimit dhe korrupsion, çështje që i kanë të gjithë dhe ne i kemi me shumicë si vende që kanë dalë nga e shkuara e herët, kjo është pjesë e rëndësishme”, pohoi ai. Vetëm pak çast nga përfundimi i takimit me liderë e SHBA-ve komentoi vizitën e tij, duke e cilësuar atë të paharrueshme. “1 orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë”.
Sigal