Denoncimi bombë/ Ahmetaj ka dorëzuar dosjet e inceneratorëve te ndërkombëtarët, sekretet e tij do trondisin zyrtarët të lartë

33
Sigal

Ish-zëvendës kryeministrit në kërkim i hiqet pasaporta diplomatike

Gazetari: Ahmetaj ka dorëzuar dosjet e inceneratorëve tek ndërkombëtarët, sekretet e tij mund të prekin më lart

Në një shkresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 30 janar 2024, Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes një kërkese i është drejtuar të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë për t’i njoftuar ato se pasaporta diplomatike e Arben Ahmetaj, e cila kishte vlefshmëri deri në 2033 është shpallur e pavlefshme dhe ka dalë jashtë qarkullimit. Ahmetaj është vënë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik 2023 dha aprovim për arrestimin e tij, por ai ishte larguar nga Shqipëria, ndërsa afera e madhe ku është përfshirë numri dy i qeverisë duket se ka edhe emra të tjerë zyrtarësh nën hetim. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar. Pas 6 muajsh mungesa në Kuvend, Ahmetaj humbi mandatin e deputetit më 6 janar 2024.


Skandali i inceneratorëve pritet të sjellë të reja në Shqipëri, ndërsa ish-zëvendëskryeministri në kërkim Arben Ahmetaj pritet të zbulojë detaje në një intervistë të paralajmëruar televizive që do të publikohet të enjten. Lidhur me këtë zhvillim gazetari dhe analisti Basir Çollaku tha se Ahmetaj ka dorëzuar dosje te autoritetet ndërkombëtare dhe ata do të mbërrijnë në Shqipëri me rrugë të tjera që do të kërkojnë hetime dhe do të detyrojnë SPAK të hetojnë inceneratorët. “Ka pasur raste të oficerëve të policisë të larguar, që kanë përfituar azil në Zvicër. Autoritetet zvicerane janë milimetrike dhe nuk është se dikush mbërrin te autoritetet dhe kërkon vendqëndrim për arsye të ndryshme, por kjo krahas kësaj është një tregues i mosbesimit te autoritetet shqiptare. Ahmetaj ka dorëzuar dosje te autoritetet ndërkombëtare dhe ata do të mbërrijnë në Shqipëri me rrugë të tjera që do të kërkojnë hetime dhe do të detyrojnë SPAK të hetojnë inceneratorët. Një nga gjëmat e drejtësisë është që nuk e kanë cilësuar vjedhjen e inceneratorëve organizatë kriminale dhe këtu ka një regji hetimore që është e detyruar të ndalojë seriozisht.” – tha ai në një format televiziv.