Denoncim për ministren e Ekonomisë/ Ish-kryeministri Berisha akuza ministres Denaj, se iu la pa paguar farmacistëve borxhin prej miliona lekësh

496
Sigal

Ministrja e re e Ekonomisë iu la pa paguar farmacistëve borxhin prej miliona lekësh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar, i cili shkruan se, ministrja e re e Ekonomisë, Anila Denaj në kohën që drejtonte Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, la të gjitha farmacitë në borxh, pasi nuk likuidoi asnjërën prej tyre që nga shtatori i vitit të kaluar. Sipas qytetarit që denoncon tek Berisha, farmacitë janë në prag të falimentimit sepse depot nuk japin ilaçe pa paguar paratë për furnizimet. Sipas tij, sa herë që farmacistët kanë shkuar t’i ankohen ish-drejtoreshës, Anila Denaj, kjo e fundit nuk i ka pritur, sepse, sipas qytetarit, nuk ka fytyrë t’iu dali përpara farmacistëve që kërkojnë lekët e tyre. Berisha në deklaratën e tij, tha se Denaj, pas falimentimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të marrë në dorëzim financat e falimentuara të shtetit. Ndërkaq në mesazhin drejtuar Berishës ndër të tjera thuhet: ”Ish-drejtoresha e fondit të sigurimeve, përveç që s‘bëri asgjë 1 vit e ca muaj që ndenji në atë detyrë, një paaftësi të frikshme që këto rilindësit të aftë janë vetëm për të vjedhur, la të gjitha Farmacitë në Borxh, sepse nuk likuidoi asnjë farmaci që nga shtatori 2018-s e deri më sot. Farmacitë janë në prag falimentimi, sepse depot nuk japin pa lekë furnizim dhe Fondi nuk ka lëshuar paratë e rimbursimeve për farmacitë. Një shoku im që ka farmaci thotë se shteti i ka 48 milionë lekë dhe nuk ia jep. Janari është me receta 2 mujore dhe depot nuk japin barna me lekuiditet të vonshëm, sepse dhe ato depo janë në krizë nga borxhi që mbartin farmacitë”.