Deklarata e Norman: Bandat kriminale drejtohen nga burgu

461
Sigal

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka ngritur shqetësimin se bandat kriminale, në shumë raste drejtohen nga burgu.

Në prezantimin e masterplanit për zhvillimin e sistemit të burgjeve, diplomati britanik u shpreh se, duhet përmirësuar menaxhimi, me qëllim që gangsterët të mos  japin komanda për ushtarët e tyre, dhe të drejtojnë operacione kriminale nga pas hekurave.

“Të burgosurit duhet të mbahen të sigurt ndërsa ne duhet të marrim masa që ata të mos drejtojnë operacionet e tyre të krimit të organizuar nga prapa hekurave. Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda për ushtarët e tyre. Kur menaxhohet me saktësi, burgjet mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të na mbrojnë nga kriminelët, pasi me burgosjen e tij duhet të prishet dhe veprimtaria kriminale e grupit. Presoni është faktor kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, një pikë që shpesh anashkalohet”, u shpreh Norman.

Diplomati britanik shoqërohej nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se për të ndaluar korrupsionin në sistemin e burgjeve do të rriten pagat e punonjësve.