Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Çfarë do ndodh me motin në ditët në vazhdim

564
Sigal

Vranësira dhe reshje, kryesisht në zonat malore. Ky është parashikimi i motit për fundjavën, ndërsa përmirësimi pritet mesditën e së hënës.

Sipas Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore.

Gjatë natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës, do të vijojnë vranësirat dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlera 35-36 gradë celsius, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, të paktën me 7 gradë celsius.