Sezoni turistik shndërron shëtitoren e Shëngjinit në treg

510
Sigal

Sezoni turistik në Shëngjin është një mundësi e mirë vetëpunësimi për shumë familje.

Vendas por edhe të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë pushtuar shëtitoren e plazhit, duke tregtuar suvenire të ndryshme.

Tregtarët thonë se këtë aktivitet e vijojnë prej shumë vitesh, ndërsa flasin dhe për vështirësitë e hasura për gjetjen e një vendi për të tregtuar.

Sipas tyre fuqia blerëse ka rënë, por që gjithsesi arrijnë të sigurojnë sadopak të ardhura gjatë periudhës së sezonit turistik.

Tregtar: “Për dy muaj punojmë dhe nxjerrim lekë për bukë sepse pa punë jemi.”

Tregtarët ambulantë përgjatë shëtitores së Shëngjinit janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës, ndërsa taksat që i paguajnë Bashkisë janë minimale.