Qeveria jep 1 rrogë shtesë për patronazhistët dhe 5 mijë lekë për të varfërit

43
Sigal

Paradoksi / Patronazhistët në sistemin shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike shpërblehen për fundvit  me një pagë shpërblim. Kurse për taksapaguesit e varfër nga buxheti ndahen vetëm 5 mijë lekë.

Këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u vendos që 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, të marrin një pagë shpërblim.

Mirëpo ndryshe nga administrata patronazhiste, që kryesisht janë familjarë të zyrtarëve të lartë, u tha se do t’u jepen 5 mijë lekë të reja personave me ndihmë ekonomike, invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që iu akordua pensionistëve. Pesë mijë lekë do të jepen për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike; 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar; 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike; 68 mijë invalidë të punës; 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

“Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanë marrë edhe nga Komisioni Evropian.”– tha ministri i Financave.

Kujtojmë se ndryshe nga homologu i tij shqiptar, qeveria Rama që u dha pensionistëve nga 50 mijë lekë të vjetra për festat e fundvitit, Albin Kurti do u japë pensionistëve  dhe fëmijëve nga 100 euro bonus.