Ja 4, nga 240 denoncimet e bëra nga gazeta “Telegraf”, të cilat u vërtetuan në1 ditë

489
Gazeta “Telegraf”, ka publikuar afera, skandale e ngjarje të pritshme, shumë kohë përpara se ato të zbuloheshin e të ndodhnin, duke ia servirur drejtësisë dhe institucioneve administrative e ekzekutive shtetërore, si “lëndë të parë” për të vepruar sipas ligjit e për të marrë masa parandaluese në kohë. Kujtojmë disa raste: Gazeta “Telegraf” paralajmëroi dhe denoncoi ekzistencën aferën e CEZ, qysh 2 muaj përpara se të zbulohej nga shteti. Investigoi dhe denoncoi 3 muaj përpara se të publikoheshin nga shteti, aferat korruptive të ministrit Damian Gjiknuri, bërë me kromin, bakrin, licencat minerare, karrierat e gurit, me HEC-et dhe së fundi edhe me kompaninë “San Leon” në lidhje me licencën për shfrytëzimin e naftës në Zvërnec të Vlorës. U denoncua qysh 1 muaj përpara se të “plaste” në kuvend e në media, skandal-krimi institucional i vëllait të ministrit Gjiknuri, bërë me serverët me të dhënat e tatimeve! Gazeta “Telegraf” bëri investigimin e detajuar dhe denoncoi me fakte e mera konkrete skandal krimin financiar të pasurimit të shtetarëve e familjarëve të tyre, me 3-8 pagesa të paligjshme shtesë, që ata marrin në bordet e institucioneve që drejtojnë vetë, përveç pagave si shtetarë e zyrtarë të lartë, investigim që shërbeu si “plan-pune” urgjent për KLSH, prej të cilit u realizua një hetim administrativ i thelluar dhe serioz me shumë informacion për drejtësinë shqiptare, qeverinë dhe opinionin publik. U publikua dhe u denoncua 2 muaj përpara se të publikohej nga media ndërkombëtare, pazari sekret i qeverisë shqiptare me BE, për pranimin dhe strehimin në Shqipëri të 75 mijë emigrantëve sirianë, afgan, somalezë etj., gjë e cila u vërtetua disa ditë më parë dhe u pranua edhe nga qeveria shqiptare! Prej gazetës “Telegraf”, janë bërë shumë denoncime për afera korruptive tenderësh, koncesionesh, emërimesh e krijim klanesh nepotike e klanore në kryeministri, sistemin rrugor, hipoteka, sigurime shoqërore, shëndetësi, arsim, kulturë, dogana, tatime, ushtri, polici, rezervat e shtetit, SHISH, bashki, komuna, këshilla qarqesh e prefektura, përpara se ato të zbuloheshin prej institucioneve të shtetit shqiptar. Pas publikimeve të bëra prej gazetës “Telegraf”, këto skandale janë bërë objekt dhe subjekt konkret i veprimit prej drejtësisë dhe strukturave të luftës kundër krimit e institucioneve parandaluese. Është një tregues pozitiv fakti, që së fundi, pas skandaleve të publikuar prej “Telegraf”, drejtësia ka nisur të zgjohet dhe po vepron. Nga 240 skandale që ka publikuar “Telegraf” në 20 muajt e fundit, mësohet se 110 janë kthyer në dosje hetimi prej drejtësisë. Dosjet e radhës të hapur prej drejtësisë janë aferat që ka firmosur ministri Gjiknuri në CEZ, bërë edhe me kallëzimin prej KLSH dhe dosja e rimbursimit të ilaçeve që dje çoi në pranga pranga bosin e kompanisë farmaceutike “Omega-Farma” të denoncuar 3 muaj më parë prej “Telegraf” dhe 15 shefa e financiar të farmacive që organizonin rrjetin mafioz të vjedhjes së miliona eurove me rimbursimin e ilaçeve, kryesisht insulinës dhe paketës së ilaçeve jetike të trajtimit të veshkave! Në çdo rast, gazeta “Telegraf”, me burimet e informacionit dhe investigimet e saj, ka qenë pararendëse e zbulimit dhe denoncimit të akteve të paligjshme. Kjo ndodhi edhe dje, me 4 raste skandalesh e paralajmërimi situatash problematike, denoncuar e publikuar disa kohë e ditë më parë prej gazetës “Telegraf”.
“Telegraf” ka denoncuar biznesin ilegal të mbi 1200 kafeneve nëpër ministri e institucione 
Në muajin shtator 2015, kur nisi aksioni kundër informalitetit, duke iu vërsulur biznesit me kërcënimin për t’u pajisur me kasa fiskale, me bilance ditore e për të dhënë kuponët tatimor, gazeta “Telegraf”, denoncoi skandalin e rëndë, që shteti i cili lufton informalitetin në “kafenetë e rrugës”, punon vetë në informalitet të plotë, duke publikuar rastet konkrete të mbi 1200 bar-kafeneve që ushtrojnë aktivitet brenda ndërtesave të institucioneve. Ky fakt, atëherë u konsiderua “shpifje” prej institucioneve kontrolluese shtetërore dhe prej institucioneve që denoncoheshin në gazetën “Telegraf”, si “strehë” e bizneseve ilegale që kishin lejuar e shfrytëzonin brenda mjediseve të institucioneve që ata drejtonin. Në denoncimin e gazetës “Telegraf”, bëhej publik skandali që u zbulua dje prej tatimorëve, që brenda mjediseve të Ministrisë së Zhvillimit Urban, ushtronte aktivitet një bar-kafe ilegale pa licencim, pa kasë fiskale, pa bilance, pa sigurime shoqërore e shëndetësore punonjësish, por me leje të titullarëve të ministrisë. Nuk e dimë se cili e kishte në administrim këtë biznes pa leje biznesi brenda kësaj ministrie, por dimë faktin që dje, tatimorët vërtetuan denoncimin e bërë afro 2 muaj më parë prej gazetës “Telegraf”, që bar-kafe ilegale që nuk paguajnë asnjë detyrim në shtet, ka në çdo ministri, në çdo drejtori qendrore e lokale, në çdo Prefekturë, në çdo Këshill Qarku, në çdo bashki të 12 qyteteve kryesorë, madje edhe brenda në kryeministri, presidencë e deri në SHISH! Këto bar-kafe janë biznese ilegale që lejohen nga shtetarët që dy ditë më parë mbajtën nga 3 orë fjalime për luftën kundër bizneseve informale dhe pastaj shkuan e pinë kafe në lokalin pa licencë që ushtron aktivitetin në institucionit ku ata mbajtën fjalimet kundër informalitetit! 
Gazeta “Telegraf” e denoncoi përfshirjen e “Omega-Farma” në krimin e rimbursimit të ilaçeve qysh më 28 korrik 2015
Në datën 28 korrik 2015, gazeta “Telegraf”, denoncoi me fakte skemën mafioze të rimbursimit fals të Insulinës dhe 13 medikamenteve të tjera që bëheshin prej një bande farmaceutike me në krye kompaninë “Omega Farma”, bosi i të cilës u arrestua dje për orgamzimi9n dhe realizimin e kësaj afere që shkonte në miliona euro të vjedhur nëpërmjet recetave false të rimburismit në bashkëpunim me një “cetë” drejtuesish, pronarësh e punonjësish të farmacive. Dy ditë më parë, institucioni i luftës kundër krimit dhe prokuroria e Tiranës futi në pranga ata që organizonin aferën e rimbursimit fals të ilaçeve, sidomos të sëmundjeve me pasoja jetike si diabeti e veshkat, ku baza ishte rimbursimi, importi dhe tregu vendas fals i “Insulinës”, me epiqendër kompaninë “Omega Farma”, të denoncuar prej gazetës “Telegraf” datën 28 korrik 2015. Sa për dijeni, kompania “Omega-Farma” është krijuar në 2003, si shitëse e parfumeve, por çuditërisht u gjend e futur “thellë e fortë” në tregun qendror të ilaçeve “VIP” sidomos të atyre me rimbursim, të drejtë që e kishte fituar edhe si monopol.. e thotë vetë në faqen e saj zyrtare, që “Omega-Farma”, fillimisht nis punën si kompani promovuese kremrash e parfumesh në Tiranë, sot me status “kompani grosiste e të gjitha barnave”, me 17 mjek promovues, të cilët merren me prezantimin e barnave që importohen direkt. Se ku e gjeti “fuqinë” që kësaj kompanie iu “porta”” e veprimit në Shqipëri këtë ndoshta e zbulon dhe e publikon drejtësia, që ka vënë në pranga bosin e saj. ne dimë faktin, që këtë veprimtari të dyshimtë e kemi denoncuar me prova që në muajin korrik 2015, denoncim të plotë të cilin sot e ka në dispozicion drejtësia shqiptare! 
“Telegraf” dha alarmin 5 ditë më parë, parazitët e sizmologjisë vazhduan “gjumin”, tërmetet nisën 
Dje pjesa qendrore-veri-lindore e shqipërisë, konkretisht nga Kukësi, Bulqiza e deri në Tiranë dhe Elbasan, ka rënë dy tërmete të fortë dhe 17 tërmete të lehtë. Këtë shpërthim tërmetesh të rënë mbi territorin shqiptar mëngjesin e datës 1 nëntor 2015, gazeta “Telegraf” e ka paralajmëruar qysh në datën 28 shtataor 2015, ose katër ditë më parë! Gazeta “Telegraf” ka shkruar kështu në datën 28 shtator 2015: – “Në tre ditët pas tërmetit që ra në Pakistan, në redaksinë e Gazetës “Telegraf” kanë telefonuar disa specialistë të ndërtimit, sizmologjisë, gjeologjisë e hidrologjisë shqiptare, disa prej të cilëve ekspertë të fushës së gjurmimit, studimit, zbulimit dhe konstatimit të tërmeteve në territorin shqiptar. Ajo që na bëri përshtypje, ishte telefonata e njërit prej tyre, sipas të cilit tërmeti i rënë në Pakistan, rezulton se i ka “damarët” dhe bazat e tij lëkundës e tektonike të lidhura, të shtrira e aktive deri në nëntokën dhe nën-detin shqiptar! Pyetjes së bërë prej Gazetës “Telegraf”: – Nëse kjo duhet kuptuar e konsideruar si “alarm për tërmet të mundshëm e të pritshëm edhe në Shqipëri?”, specialisti B. K, iu përgjigj: – Po, duhet kuptuar e vlerësuar si alarm jo për një, por për cikël tërmetesh të pritshëm edhe në Shqipëri! Pyetjes: – Ku mbështetet ky konkluzion i tij, për situatë e sinjal alarmi tërmetesh në Shqipëri?, specialisti iu përgjigj: – Nisur prej “sinjaleve” që po na japin përditë, rrëshqitjet e terrenit dhe fundosjet e pjesëve të sipërfaqes së tokës në disa zona të vendit, por edhe mbështetur në faktin studimor (harta strukturore tokës), që ne jemi një bazament nëntokësor e nëndetar me lëvizje tektonike të shpeshta të lidhura me rajonin e goditur 3 ditë më parë, por edhe me faktet e tërmeteve të fuqishme dhe lëkundjeve serioze sizmike që janë të shumta në Shqipëri, sidomos në 100 vitet e fundit”. shtrojmë pyetjen: pas tërmetit në Pakistan, a duhet të jemi dhe përse duhet të jemi “vigjilentë” edhe ne në Shqipëri? Shërbimi Sizmologjik shqiptar, duhej t’i njoftonte shqiptarët, se tërmeti që ra në Pakistan, Afganistan e Taxhikistan ka krijuar lëkundje serioze edhe në Shqipëri dhe së është e njëjta vijë tektonike me vijën tektonik të nëntokës së territorit shqiptar, mbasi mjafton kjo lëkundje e ardhur që prej nëntokës së Pakistanit e Afganistanit, që të merren masa informuese, sensibilizuese e mbrojtëse në Shqipëri… Sipas ekspertëve, sinjalet për tërmete i japin faktet e sjelljes tonë barbare ndaj natyrës, të cilat bëhen nxitje për zgjimin e “tërmeteve të fjetur” që presin momentin të shpërthejnë e shpërthejnë me pasojë masakra njerëzore, mjedisore, infrastrukturore e pronësore, siç ka ndodhur me shumë vende të botës me tërmete të nënvlerësuar prej agjencive më ”me tru” e më të fuqishme se sa 2-3 stacionet sizmike në Shqipëri, të mbushur me borderoxhinj partiakë që i “zbulojnë” tërmetet, vetëm kur i njoftojnë fqinjët matanë kufirit, kur u lëkundet krevati në dhomën e gjumit, ose kur u derdhet pjata e gjellës në tavolinë!”.
Mjafton kaq për të thënë, që gazeta “Telegraf” referuar burimeve të saj, ka paralajmëruar tërmetet e forta që ranë dje nga Bulqiza e Kukësi, deri në Tiranë e Elbasan. Pyetja shtrohet kështu: – Përse vallë, drejtuesit dhe “profesorët” e shërbimit sizmologjik kanë heshtur pas alarmit të dhënë prej gazetës “Telegraf”, madje duke e quajtur edhe “shpifje”? Çfarë rezultoi? Mos vallë, duhet të bien tërmete vrasës se shkatërrues, që profesorët dhe borderoxhinjtë e mykur të zyrave të sizmologjisë e të shtetit shtetit shqiptar, të dalin e të bëjnë ngushëllimet, shfajësimet, matjet dhe njoftimet e pasojave të katastrofave?!
Veliaj rifut në lojë Blendi Gonxhen, si “shpëtimtar” të Tiranës nga ndotjet dhe përmbytjet
Ndodhi ajo, që gazeta “Telegraf” e paralajmëroi që në muajin maj 2015, që ish-nënkryetari i bashkisë “Rama”, blendi Gonxhe, zhdukësi i WC-ve publike të Tiranës dhe përmbytësi i Tiranës me ujin e liqenit, do të rikthehej në bashkinë e Tiranës si këshilltar, por edhe si pjesë e kupolës drejtuese të kësaj bashkie në rats se fitonte Veliaj! Dje Gonxhe , doli publikisht në krahë të Erjon Veliajt, si drejtues kryesor i bashkisë. Ka qenë shou më komik dhe i turpshëm që ka bërë dje krye-bashkiaku “Lej Fen” Erjon Veliaj, duke dalë në mes të një lulishteje në Tiranë, së bashku me ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, të mirënjohurin e hapjes së digës së Liqenit Artificial, që 13 vite më parë përmbyti Tiranën me ujin që “Cuni i Bales”, lëshoi me urdhër të Gonxhes. Dje, ai ishte në krahë të Erjon Veliajt, si një nga “ideatorët dhe realizuesit” e projektit “Veliaj” për “rilindjen” e parqeve të Tiranës dhe administrimin e sistemit ujor në Tiranë. Më troç, Blendi Gonxhe, do të menaxhoj “gjelbërimin” e Tiranës… “mbrojtjen e Tiranës nga ndotjet dhe nga përmbytjet e ujërave të bardha e të… zeza! 
Sigal