Vasili: LSI me Edi Ramën? KURRË!

275
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj diversionit të Edi Ramës lidhur me koalicionit. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se LSI nuk ka për të bërë kurrë koalicion me Edi Ramën.

Nga Petrit Vasili:

“LSI me Edi Ramën? KURRË!

Edi Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit te tij.

LSI është dhe do të jetë përgjithmonë vetëm e vetëm me popullin, përballë dhe kundër Edi Ramës, narkotrafikantëve dhe oligarkëve. Ditë tronditëse e presin Edi Ramën, tashmë të vetmuar të braktisur edhe nga klientët e vet të drogës dhe PPP-ve.

Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë. Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur…!”,- shkruan Vasili.