Debate të ashpra PS-PD për borxhin, KLSH: “Me Kushtetutë, borxhi 60%”

524
Sigal

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj kërkon ndryshime kushtetuese për vendosjen e kufirit maksimal të borxhit me 60%. “Ne i kemi rekomanduar Ministrisë së Financave që brenda dy viteve në vijim të ndërmerret nisma për mendime kushtetuese në të cilat të përcaktohet qartë, që borxhi total publik nuk duhet të kalojë kufirin limit prej 60% të PBB”, tha kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj. “Niveli prej 60% i borxhit nuk është nivel që duhet të ketë si limit ekonomia shqiptare. Në rast të kundërt mundësia jonë për të ndërhyrë në situata ekonomike që askush nuk është i sigurt që do të përmirësohet, do të jetë shumë e vështirë për shkak të nivelit të borxhit, ose do të jetë shumë e shtrenjtë për shkak të pasigurive në rritje”, komentoi deputeti socialist Arben Malaj, ndërsa, ku kundërshtua nga ministri i Financave Ridvan Bode. “Kryeministri juaj thotë do t’i përdor të ardhurat e privatizimit në investime, ndërsa ju këtu e ne po flasim për përgjegjshmëri të themi që ato para duhet të ulin pikë së pari stokun e borxhit”, u shpreh më tej deputeti Arben Malaj. Debate në Komisionin e Ekonomisë ku kaluan për miratim buxheti faktik për vitin 2011 dhe raporti i KLSH për këtë vit, ka ngjalluar edhe akuzat e opozitës në drejtim të qeverisë për mos dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. “Të përndjekurit politikë që sot janë para derës sonë dhe patëm një ngjarje tragjike, janë financuar rreth 300 milionë lekë më pak se ajo që është parashikuar dhe këto i bëni ju”, akuzoi Malaj. Ndërsa ministri Bode u shpreh se: “Ato para që nuk kanë mundur deri në fund të distribuohen, nuk zerohen. Ndryshe nga sa ndodh me të gjithë titujt e tjerë të buxhetit, ne i trashëgojmë nga viti në vit”.