Poezi nga Arben DUKA / Integrimi pa kushte!

558
Sigal

Dhjetë Tetorin që po vjen,

Krejt indiferent e pres,

U ka thënë shoku Arben,

Patjetër do kemi ftesë!

 

Një ftesë për integrim,

Që dy herë s’na i ka dhënë,

Sa që të gjithë do themi,

Sa e lehtë paskishte qenë!

 

Se ka ndodhur që ka rënë,

Dëborë e madhe në Gusht,

Shqipëria do pranohet,

Pa përmbushur asnjë kusht!

 

Shqipëria do të ftohet,

Është e fundit kësaj ane,

Dhe pse qeveri e saj,

Është e gjitha otomane!

 

Europa do t’i shkelë,

Me këmbë kushtet e saja,

Këtu korrupsioni ngrihet,

Edhe më lart nga Himalaja!

 

Dhe në histori do mbetet,

Kjo datë- Dhjetë Tetor,

Dhe pse të gjitha pushtetet,

Janë mbledhur në një dorë!

 

Po të mos ishte kjo datë,

Do ta shikonit ju Doktorin,

Që në Shtator pa shamatë,

Do kish marrë edhe Prokurorin!

 

Se vetëm Prokuroria,

I ka mbet atij pa marrë,

Dhe Presidenti Nishan,

Është thjesht një firmëtar!

 

Asocimi do të bëhet,

Për Berishën pasaportë,

Do të dali nga ky dimër,

Më i prapë e më i fortë!

 

Do të ulërasë për Ramën,

I lëruar nga burgjitë,

Ti pengove Asocimin,

Ndaj do rrish në opozitë!

 

Kështu do të thotë Salia,

Dhe urgjent do dalë në ring,

Edhe pse Edvin mavria,

Për ftesën bëri lobing!

 

Sepse ftesa e Asocimit,

Ca e dinë e ca s’e dinë,

Duam s’duam ne këtej,

Është notë për qeverinë!

(vijon)