Damian Gjiknuri: Sekretari i Përgjithshëm i PS: Vijon përzgjedhja e kandidatëve për drejtues vendor, po e kthejmë PS në laborator idesh

182
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i APrtisë Socialiste Damian Gjiknuri ka vijuar turin për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 Bashki të vendit.  Gjiknuri është ndalur në Kavajë ku ka 4 kandidatë të përzgjedhur për fazën finale, Shpend Barameta, Klodian Shehi, Neritan Bajaziti dhe Marinela Alia. Më herët Gjiknuri u ndal në Divjakë ku ka 5 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ylli Dhima, Fatos Veliu, Agim Maka, Eris Stambolliu dhe Dorian Spaho. Teksa takim zhvilloi edhe në Lezhë ku janë  3 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Emirjan Lazri, Flori Gjini, Nevila Lika. Sekretari i Përgjithshëm i PS zhvilloi takime e dhe në Kukës ku janë 7 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Anila Sokoli, Azem Elezaj, Besmir Ramallari, Dëfrim Korbi, Gazmend Hallaci, Klodian Gashi dhe Tigri Braha paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të bashkisë Kukës platformat e tyre të kandidimit. Në nisje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se përmes një procesi transparent, socialistët do të zgjedhin njerëzit që do i drejtojnë ata për betejat e ardhshme elektorale. Gjiknuri shprehu bindjen se kryetari i ri që do të zgjidhet do të ketë mundësinë që ta shëndoshë partinë dhe ta përgatisë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ai nënvizoi se PS ka të gjitha kapacitetet për të qenë laborator i ideve dhe ku njerëzit ta gjejnë veten si shtëpinë e tyre. “Jam i bindur do të jetë personi që do të dijë të mbajë derën e partisë të hapur dhe të jetë tamam shtëpia ku anëtarët e PS shkojnë dhe e gjejnë veten si shtëpinë e tyre. Pse mos ta kthejmë ne partinë në laboratorin më të madh të ideve”, shtoi Gjiknuri. Duke e cilësuar qarkun e Kukësit jo të lehtë, Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi se socialistët do të arrijnë të fitojnë sërish drejtimin e Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme.