Sot provimi i Maturës Shtetërore në Matematikë, mbi 33 mijë maturantë do të testojnë njohuritë

130
Sigal

Këtë të premte, 17 qershor, do të zhvillohet provimi i Matematikës.

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka detektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Ndërkohe provimi i lëndës me zgjedhje të jepet në datë 24 qershor.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.